LAJMI I FUNDIT:

Meta: Pa Sali Berishën nuk do ishte ndërtuar kurrë “Rruga e Kombit”

Meta: Pa Sali Berishën nuk do ishte ndërtuar kurrë “Rruga e Kombit”

Dobësinë që ka për ish kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha nuk e ka fshehur asnjëherë Ilir Meta.

Eksperienca në koalicionin qeverisës me ish kryeministrin Sali Berisha e bëri Ilir Metën të mos ndryshojë përshtypjen e tij ndaj ish liderit të demokratëve. Edhe kur e kishte kundërshtar politik e as tani që është mbi palët në detyrën e presidentit të republikës. Shkak par ta shprehur vlerësimin ia dha vendlindja e ish kryeministrit Sali Berisha.

Ilir Meta, president i Republikës: “Jam sot këtu për t’u përkulur me respekt e mirënjohje të veçantë ndaj veprës së Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’. Nuk duhet të harrojmë se dy udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes Demokratike si Azem Hajdari, ashtu edhe Sali Berisha ishin nga Tropoja. Po jo vetëm ata, edhe shumë të rinj të tjerë, edhe shumë personalitete të tjera, intelektualë si Besnik Mustafaj e shumë të tjerë, ishin pikërisht nga Tropoja”.


Meta u kujton tropojanëve e gjithë shqiptarëve se Rruga e Kombit u ndërtua vetëm falë Sali Berishës.

“Ashtu sikurse nuk duhet të harrojmë se pa vendimmarrjen dhe vendosmërinë e Sali Berishës edhe sot, Rruga e Kombit nga Tirana në Prishtinë mund të mos ishte bërë dhe shqiptarët do të vazhdonin të udhëtonin drejt njëri-tjetrit përmes Maqedonisë”.

Tropojanë janë protagonistë jo vetëm të së tashmes por edhe të së shkuarës së Shqipërisë nënvizoi presidenti Meta duke risjellë në vëmendje kontributin e tyre në Lidhjen e Prizrenit, në Lidhjen e Pejës, në Lidhjen e Junikut, në Kuvendin e Vlorës, në Konferencën e Bujanit e në çdo ngjarje.

Në përshëndetjen e tij për veprimtarinë kulturore “Kcimet e Tropojës në UNESCO” presidenti i republikës tha se shumë nga thesaret e trashëgimisë kulturore artistike të Tropojës duhet të promovohen nga institucionet shqiptare më shumë e më mirë-apeloi presidenti Meta për të synuar që të bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s.

Presidenti i Republikës vlerësoi disa personalitete të spikatura të artit, kulturës dhe gazetarisë, të zonës së Tropojës, zotin Islam Lauka; zotit Ndue Smail Ukcamaj, zotit Skënder Zeqir Dezhlani, Murat Ali Hajdarit (pas vdekjes), zotit Skënder Ram Haklaj si dhe Xhevahire Elez Gashit (pas vdekjes)./abcnews.al.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori