LAJMI I FUNDIT:

Meta: Kuvendi mbetet vendi i dialogut politik

Meta: Kuvendi mbetet vendi i dialogut politik

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta priti të hënën ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Bert Koenders me të cilin biseduan mbi marrëdhëniet dypalëshe, procesin e integrimit evropian dhe zhvillimet në rajon.

Kryeparlamentari Meta tha se Holanda përfaqëson një vend domethënës për Shqipërinë brenda Bashkimit Evropian dhe në këtë kuadër Kuvendi i Shqipërisë mirëpret intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare, bashkëpunimit qeveritar dhe ekonomik mes dy vendeve.

Pasi shprehu mirënjohjen për mbështetjen holandeze, Meta ndau bindjen me Koenders se procesi i integrimit evropian kërkon përshpejtimin cilësor të reformave të ndërmarra ku reformimi i sistemit të drejtësisë mbetet kryefjalë e angazhimit politik. Në këtë drejtim, theksoi Meta, Kuvendi mbetet vendi i dialogut politik dhe i besimit reciprok.


Nga ana e tij, shefi i diplomacisë holandeze Koenders vuri në dukje se BE inkurajon zbatimin e plotë të reformës në drejtësi, si dhe krijimin e një klime mirëbesimi dhe kompromisi për organizmin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Ndryshe, në takim u bisedua edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon, duke ndarë bindjen se stabiliteti, konsolidimi demokratik dhe integrimi evropian i vendeve të Ballkanit i shërben sigurisë mbarë-evropiane dhe agjendës euro-atlantike të rajonit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori