Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka kërkuar që ekspertët negociatorë t’i bëjë transparente diskutimet, pasi deputetët dhe opinioni publik shqiptar ka nevojë të njihet me përmbajtjen e këtyre diskutimeve, si dhe me vendimmarrjen që rrjedh prej tyre.
Ai ka shprehur bindjen e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do ta kthejë ditën e enjte në një ditë suksesi kombëtar për të gjithë qytetarët shqiptarë, në funksion të një klime më të mirë besimi për fazat e ardhshme të zbatimit të reformimit të sistemit të drejtësisë, dhe në shërbim të progresit substancial në procesin e integrimit evropian të Republikës së Shqipërisë. Ja deklarata e plotë e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta Nuk mund të rrija pa ndarë me ju dhe me të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë këtë moment të rëndësishëm që e konsideroj të veçantë në prag të një seance, që duhet të jetë solemne dhe t’i japë vendit tonë dhe qytetarëve tanë dinjitetin duhur përpara Bashkimit Evropian, përpara NATO-s, përpara Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjithë partnerëve të tjerë. Përshëndes frymën konstruktive, bashkëpunuese dhe të përgjegjshme të treguar prej përfaqësuesve të dy partive politike kryesore në këtë fazë përfundimtare të miratimit të ndryshimeve kushtetuese të reformimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Në zbatim të Rregullores së Kuvendit, Neni 27, Pika 5, sapo kam miratuar rendin e ditës për Seancën Plenare të datës 21 korrik 2016, ku Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, të datës 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë“, i ndryshuar” do të jetë çështja e parë dhe kryesore e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë. Kjo është seanca më e rëndësishme e Kuvendit të Shqipërisë, ndoshta pikërisht që nga dita kur u votua Kushtetuta e vendit tonë, sepse do të na duhet të miratojmë me konsensus ndryshimet Kushtetuese të cilat përbëjnë pothuajse një Kushtetutë të re, që Ristrukturojnë drejtësinë të dekadave të ardhshme për vendin tonë dhe për të gjithë qytetarët tanë,. Sikurse jam informuar edhe unë, por besoj edhe ju, janë ende dy momente fare të vogla që kërkojnë dakordësinë përfundimtare të ekspertëve vendas të deleguar nga tryeza e mbrëmshme dhe atyre ndërkombëtarë.
Ekspertët negociatorë janë të mandatuar të ushqejnë qëndrimet konsensuale të tryezës politike të mbajtur dje mbështetur vetëm mbi propozimin hibrid të paraqitur nga Ndihmës Sekretarja e Shtetit Viktoria Nuland dhe që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian. E ftoj këtë tryezë, pavarësisht nga lodhja e pambarimtë që të vazhdojë punën dhe ajo që unë kërkoj si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë është që diskutimet tashmë ti bëjë të hapura e transparente për mediat dhe gjithë qytetarët shqiptarë, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Deputetët në Kuvendin e Shqipërisë ditën e enjte, në orën 10:00, në 21 korrik, dhe opinioni publik shqiptar kudo që ndodhet ka nevojë të njihet me përmbajtjen e këtyre diskutimeve si dhe me vendimmarrjen që rrjedh prej tyre.
Populizmi nuk është transparencë! Kjo seancë plenare nuk do të përmbyllet pa miratimin e kësaj Kushtetute të re dhe në këtë frymë përgjegjshmërie e serioziteti ftoj të jenë të pranishëm të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë të përfshirë në procesin parapërgatitor të reformës në drejtësi. Shpreh bindjen e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do ta kthejë ditën e enjte në një ditë suksesi kombëtar për të gjithë qytetarët shqiptarë, në funksion të një klime më të mirë besimi për fazat e ardhshme të zbatimit të reformimit të sistemit të drejtësisë, dhe në shërbim të progresit substancial në procesin e integrimit evropian të Republikës së Shqipërisë.
Pyetje nga gazetarët Z. Meta ju thoni që në këtë seancë nuk do të mbyllet pa u votuar reforma në drejtësi, do të thoni që do të mbyllen 140 deputetët dhe ambasadorët në sallën e Parlamentit këtë të enjte? Absolutisht që jo! Dhe nuk ka asnjë arsye që të kyçen prandaj duhet hapur tani transparenca. T’i japim fund populizmit, dhe pikërisht t’i përgjigjemi me transparencë presionit të opinionit publik se përse për këto dy elementë, krejtësisht do të thosha të parëndësishëm, të mos arrijmë konsensusin tani. Jo nesër! Dhe jo në orën 9:30 të ditës së enjte! Është një moment solemn për Republikën e Shqipërisë, për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Është një përgjegjësi e madhe për të gjithë deputetët, për të 140 deputetët në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ndaj unë kërkoj moratorium të deklaratave politike.
T’i themi stop përbetimit se kush e do më shumë reformën në drejtësi. Sepse populizmi e ka dëmtuar mjaft këtë reformë, tani është koha për transparencë. Është bërë një punë e shkëlqyer nga ekspertët vendas, nga ekspertët ndërkombëtar. Duhet patjetër ta mbyllim me sukses mundësisht tani, mundësisht për 30 minuta, mundësisht për një orë, në mënyrë që të njoftojmë Brukselin zyrtar, dhe Ëashington-in zyrtar se Kuvendi i Shqipërisë, se forcat kryesore politike, siç tha Komisioneri për Zgjerimin, z. Hahn e arritën për marrëveshjen!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje