Njihuni me 98 vjeçaren Täo Porchon-Lynch nga Hartsdale, Nju Jork, mësuesen më të vjetër të jogas në botë e cila është kthyer në një frymëzim kudo në botë.

Por ndryshe nga vegjetarianet e tjera natyrale që praktikojnë joga, ajo vë vëth të mëdhenj, lyen thonjtë dhe vesh gjithmonë taka, përveçse kur bën ushtrime.


Në fakt, Porchon-Lynch konsumon vetëm dy pije: verë dhe çaj, por kurrë ujë.

2

Pasi bashkëshorti i saj vdiq në një aksident me motor në vitin 1982, 98 vjeçarja nisi të praktikonte joga e tanimë jep mësim pesë herë në javë dhe udhëton nëpër botë, transmeton oranews.

“Shkova te halla ime dhe i thashë “A do më lënë të jem pjesë e saj”, dhe ajo më tha “Kjo nuk është lojë, është joga dhe nuk është për vajza”. Që atëherë nisa ta bëja”, tha Porchon Lynch për New York Times teksa rrëfeu se zbuloi për jogan për herë të parë në Indi, kur ishte tetë vjeç e pa disa djem në plazh duke e praktikuar.