LAJMI I FUNDIT:

Mësuesit në Shqipëri të pakënaqur me rritjen e pagave prej 15 për qind

Mësuesit në Shqipëri të pakënaqur me rritjen e pagave prej 15 për qind

Mësuesit nuk i ka kënaqur vendimi i qeverisë për t’ua rritur pagat me 15%.

“Pati telefonata pa fund, pati mesazhe pa fund: Alma, s’u mbajt premtimi”, shprehet për ABC News, kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Arsimit për Tiranën, Alma Lama.

Pritshmëritë e tyre, tregon Kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Arsimit për Tiranën Alma Lama, i mbështesnin mbi këtë premtim të kryeministrit Rama bërë tre vite më parë.


Diferencimi me mjekët të cilët nga 1 janari i vitit 2021 do të paguhen 40% më shumë i ka bërë mësuesit të ndjehen të nënvlerësuar nga qeveria. Ndërkohë që sipas Kryetares së Sindikatës arsimtarët në Shqipëri paguhen më pak se kolegët e tyre në rajon.

“Do të vejë 550 deri në 600 mijë lekë të vjetra. Një pagë 700-800 mijë të vjetra në muaj, do të ishte një pagë ku mësuesi do të kishte mundësi më shumë për familjen e vet.”

Pavarësisht këtyre pretendimeve, arsimtarët janë të paqartë dhe për zbatimin e vendimit të fundit të qeverisë.

“Shqetësimi i mësuesve, ishte kjo rritje e pagës do të bëhet mbi pagën e grupit apo të pozicionin. VKM-ja 175 flitet që rritja e pagës duhet të bëhet mbi pagën e pozicionit.”

Rritje pagash në nivelin 15% vitin që vjen pritet të përfitojnë rreth 35 mijë arsimtarë në të gjithë vendin.  Rreth pesë mijë prej tyre ndodhen në Tiranë. /abcnews.al

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori