LAJMI I FUNDIT:

Mësuesi i Edukatës Fizike përdorues droge, largohet nga puna

Një mësues fizkulture në gjimnazin e Manzës në Durrës është larguar nga puna pasi dyshohet se ishte përdorues lëndësh narkotike.
Lajmi u konfirmua nga drejtoresha e arsimit në Durrës, Lindita Muka, në një takim në prefekturën e Durrësit, me qëllim sensibilizimin e të rinjve për të denoncuar kultivimin e drogës.

“Pak ditë më parë shkarkuam nga detyra një mësues të gjimnazit të Manzës, pasi dyshonim se ishte përdorues i lëndëve narkotike. Mësuesi kishte krijuar probleme të ndryshme në gjimnaz. I ishte tërhequr vërejtje për çështje disiplinore disa herë. Në këto kushte, u mblodh këshilli disiplinor i shkollës, i cili bëri pezullimin e mësuesit. Më pas ai dha dorëheqjen, dhe Drejtoria Arsimore firmosi prishjen e kontratës me të”, theksoi Muka.

Burimet nga shkolla bëjnë të ditur se mësuesi i Edukatës Fizike kishte marrë disa herë vërejtje për thyerje të disiplinës, madje kishte rënë në sy të nxënësve dhe stafit pedagogjik të shkollës si konsumues i kanabisit. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League
Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Ndërkombëtare
“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Xhudo

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori