Lionel Messi ka treguar formë të lartë në fitoren 0-3 të Barcelonës ndaj Eibarit në kuadër të javës së nëntë në La Liga.
Ylli argjentinas shënoi një gol dhe bëri një asistim për Luis Suarezin në minutën e 66-të.
Kur jemi te asistimi i 32-vjeçarit, në atë rast e gjithë stadiumi ka duartrokitur vendimin e tij për të asistuar për uruguaianin.
Messi kishte shansin që ta shënonte edhe golin e tij të dytë në ndeshje, mirëpo vendosi të asistonte për Suarezin që shënoi lehtësisht në portën e Eibarit.
Argjentinasi golin e tij në ndeshje e realizoi në minutën e 58-të derisa tregoi se po rikthehet në formë nga lëndimi që e pësoi në filli të këtij sezoni. /Telegrafi/
Leo Messi is so unselfish!! My GOAT #EIBBAR pic.twitter.com/xnPjabH7VV
— Temi Oriade Okesanjo (@temiokesanjo) October 19, 2019