LAJMI I FUNDIT:

‘Messi’ kosovar që synon t’i arrijë majat e futbollit botëror

‘Messi’ kosovar që synon t’i arrijë majat e futbollit botëror

E quajnë ‘Messi’ i vogël, pasi që futbollisti ri vetëm 11 vjeçar, Dijon Kameri, posedon talent dhe teknikë të jashtëzakonshme. I lindur dhe rritur në Salzburg të Austrisë, por me prejardhje nga Podujeva, ai në shtetin austriak ka marrë hapat e parë të zhvillimit si futbollist.

Ai tani është pjesë e skuadrës së futbollit Red Bull, mirëpo duke parë angazhimin dhe talentin e tij për të janë interesuar shumë skuadra të mëdha, si Bayern Munchen, Werder Bremen, TSF 1860 München dhe skuadra kampione Barcelona, si skuadra të tjera nga Liga angleze. Por, këto oferta nuk e kanë befasuar Dijonin aq shumë, sepse ka katër vite që po këto klube e kërkojnë me ngulm.

Pavarësisht këtyre ofertave serioze futbollisti i ri, Kameri e ndjen veten shumë të lumtur në Akademinë futbollistike të Red Bullit në Austri dhe momentalisht nuk e ka ndërmend të largohet nga kjo skuadër .

Talent i jashtëzakonshëm, fitues i shumë kupave


Dijoni edhe pse i ri në moshë, që në fillim të karrierës së tij si futbollist ka arritur të lë gjurmë në futbollin austriak. Ishte një turnir parashkollor i organizuar, vendi në të cilin edhe u zbulua talenti i Dijonit. Duke parë angazhimin dhe punën e tij, për Dijoni u interesuan disa menaxherë të futbollit. Të parët ishin trajnerët e Akademisë Red Bull, të cilët e ftuan në një provë te klubi i tyre.

Dijoni tregoi edhe një herë talentin e tij prej futbollisti dhe shfaqi edhe një herë lidhjen e ngushtë që ai kishte me sportin më të popullarizuar në botë. Futbollisti i ri tani ka kontratë të vlefshme me ekipin e Red Bullit deri në vitin 2018.

Falë angazhimit të tij maksimal, ai katër herë radhazi është shpallur lojtari më i mirë i garave, ku së bashku me ekipin e tij ka fituar gjithsej 18 trofe. Në turneun e fundit që është mbajtur në Gjermani, Kameri përveç që është shpallur lojtari më i mirë, ai është zgjedhur golashënuesi më frytdhënës me gjithsej 9 gola të shënuara.

Gëzon përkrahje nga familja ngase është nxënës i dalluar

Nuk bëhet fjalë që talentin ta dhuron Zoti, e që me një angazhim mund ta përsosësh atë. Mirëpo, Dijoni pa ndihmesën e familjes nuk do të mund të depërtonte aq shumë lehtë. Këtë përkrahje maksimale në krijimin e karrierës si futbollist e ka pasur fatmirësisht Dijoni.

Prindërit e tij ndihen krenarë që djali i tyre po arrin të zhvillohet si sportist i mirëfilltë dita-ditës në një akademi siç është ajo e Red Bullit në futbollin austriak. Ata tregojnë se kryesisht është Dijoni i cili rrëmben çmimet e para në çdo turne, apo ndeshje që zhvillohet. Prandaj edhe jo rastësisht skuadrat e mëdha të futbollit kanë shprehur interesim për të.

Në muajin nëntor të vitit 2013 në një turne të organizuar në Gjermani ku kanë marrë pjesë mbi 20 ekipe nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, i talentuari Dijon Kameri, ishta ai që në atë konkurrencë të madhe fitoi çmimin lojtari më i mirë i këtij turneu dhe çmimin golashënuesi më i mirë.

Puna e palodhshme dhe vullneti i madh për t’i arritur majat e futbollit evropian e botëror janë synimet kryesore të Dijonit, thonë në mes tjerash prindërit e tij gjatë një bisede të zhvilluar me ta dhe futbollistin e ri.

Ani pse talenti i vogël kosovar është i lidhur shumë me topin e futbollit dhe e llogaritë atë si pjesë të pandashme të jetës së tij, ai asnjëherë anash nuk e ka lënë mësimin. Madje, ai është treguar edhe i suksesshëm dhe i zellshëm në mësime, duke u renditur i pari në çdo lëndë e aktivitet mësimor.

E adhuron futbollistin Messi, preferon skuadrën e Bayern Munchen

Duke qenë që gjatë gjithë kohës është i rrethuar me topa futbolli, i angazhuar me ndeshje e aktivitet sportive, padyshim që edhe Dijoni ka preferencat e tij në lidhje me ekipe e futbollistë. Ai ka treguar për KosovaLive se ekipi i tij i preferuar është Bayern Munchen, derisa lojtarët motivues për të janë: Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar.

Me fillim të vitit 2016 Dijoni do ta ketë një sfidë para vetes, ku do të përballet me skuadrën më të suksesshme në futbollin spanjoll dhe kampionin aktual të Champion Liga, Barcelona, si dhe ekipin gjerman, Dortmund. E gjithë vëmendja në këto ndeshje padyshim se do të jetë te talenti kosovar.

I pyetur se nëse Përfaqësuesja e Kosovës do t’i bënte ofertë për të qenë pjesë esaj, ai është shprehur i gatshëm t’i përgjigjetpozitivisht ftesës.

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

La Liga
Kalo në kategori