Lionel Messi kishte thënë në ceremoninë e Topit të Artë se Robert Lewandowski e meritonte këtë çmim, mirëpo kështu nuk mendoi edhe për ‘The Best’ të FIFA-s.

Tashmë janë zbuluar votat se për kë ka votuar polaku, argjentinasi dhe Cristiano Ronldo.


Messi më shumë vota i dha Neymarit, më pas Kylian Mbappes dhe në të tretin kishte Karim Benzeman.

Ronaldo në vendin e parë e kishte Lewandowskin, më pas N’Golo Kanten e Jorginhon.

Për dallim nga argjentinasi, polaku ishte tejet korrekt dhe kishte votë për të.

Në vendin e parë te Lewandowski u rendit Jorginho, më pas Messi e Ronaldo. /Telegrafi/

telegrafi sport app