LAJMI I FUNDIT:

Messi: E diela do të jetë ndeshja ime e fundit në një Kupë të Botës

Messi: E diela do të jetë ndeshja ime e fundit në një Kupë të Botës

Lionel Messi ka folur pas fitores së Argjentinës ndaj Kroacisë, duke theksuar së finalja e së dielës mund të jetë e fundit për të me fanellën e Albiceleste në Kupën e Botës.

Argjentina ka fituar pa vështirësi përballjen në gjysmëfinale ndaj Kroacisë me rezultat 3-0 në Luisail Stadium të martën mbrëma.

Fitorja e Albicelste u udhëhoq nga kapiteni i skuadrës, Messi, i cili shënoi golin e parë dhe asistoi tek goli i tretë i shënuar nga Julian Alvarez.


Pas ndeshje foli pikërisht Messi që konfirmoj se finalja e së dielës pritet të jetë ndeshja e tij e fundit në një Kampionat Botëror.

“Jam krenar që mund ta mbyll karrierën time në Kupën e Botës duke luajtur këtë finale. Ajo që po përjetoj është diçka emocionuese”, ka thënë fillimisht Messi pas ndeshjes.

“Me siguri e diela do të jetë ime ndeshja e fundit në një Kampionat Botëror”.

“Ka edhe shumë kohë për atë të radhës më 2026 dhe nuk mendoj se do të luajë. Kështu që shpresoj të përfundoj në mënyrën më të mirë”, përfundoi ylli argjentinas.

Ndryshe, Argjentina pritet të takohet në finale me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Francës dhe Marokut, e cila zhvillohet sot nga ora 20:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori