LAJMI I FUNDIT:

Messi dhe Zidane ‘thumbojnë’ Ronaldon me një mesazh të koduar

Messi dhe Zidane ‘thumbojnë’ Ronaldon me një mesazh të koduar

Zinedine Zidane dhe Lionel Messi kanë zhvilluar një bashkëbisedim interesant, e gjitha kjo e organizuar nga marka botërore e veshmbathjeve – adidas.

Ish-heroi i Francës dhe Real Madridit ka udhëtuar drejt Floridas për të vizituar Inter Miamin dhe ka pasur një diskutim me argjentinasin.

Dyshja u pyetën nëse është më mirë të shënosh në Kupën e Botës apo Ligën e Kampionëve dhe të dy menduan se gjetja e rrjetës në finalen e skenës më të madhe të futbollit botëror është në krye të gjithçkaje tjetër.


Manchester United merr vendim për Erik ten Hag, pas lajmeve se Zinedine Zidane do të zbarkojë në 'Old Trafford'
Lexo po ashtu Manchester United merr vendim për Erik ten Hag, pas lajmeve se Zinedine Zidane do të zbarkojë në 'Old Trafford'

“Është gjithmonë e veçantë të shënosh si në kompeticionet evropiane ashtu edhe në Kupën e Botës, por padyshim që të shënosh në një Kampionat Botëror është gjithmonë më i veçantë për shkak të madhësisë së garës”, deklaroi fillimisht Messi.

“Por, mirë, varet nga ndeshja. Ndoshta për ju është momenti për të shënuar një gol në finalen e Ligës së Kampionëve”

Zidane ndërhyri duke thënë: “Unë mund të përgjigjem edhe për ty, Leo, sepse këtë e ke bërë së fundmi me Argjentinën, në finale”.

Papa Francescku tha se Pele është më i mirë se Messi dhe Maradona, deklarata e tij nuk pritet mirë në Argjentinë
Lexo po ashtu Papa Francescku tha se Pele është më i mirë se Messi dhe Maradona, deklarata e tij nuk pritet mirë në Argjentinë

Messi u përgjigj: “Po, padyshim. Ai gol ishte më i miri. Po, të shënosh një gol në finalen e Kupës së Botës mendoj se është gjëja më e mirë ndonjëherë, apo jo? Të dy mund ta themi këtë”.

“Kjo është e drejtë”, pohoi Zidane. “Nuk ka asgjë më të mirë”.

Ky mesazh mund të merret si një thumbim për Cristiano Ronaldon, i cili nuk e ka shijuar deri më tani një gol në finale të Kampionatit Botëror dhe duket se nuk do ta shijojë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Kalo në kategori