Gjuha e trupit është një mënyrë e zakonshme për të shprehur ndjenjat tuaja pa fjalë

Në një marrëdhënie mes dy njerëzve, kjo gjuhë është e rëndësishme, pasi ndikon tek lidhja juaj më shumë se fjalët.


Eksperti i gjuhës se trupit Yana German thotë:

"Ndonjëherë është e vështirë për meshkujt të shprehen me fjalë. Kështu që gjuha e trupit mund të kontribuojë në një marrëdhënie të shëndetshme ose mund të jetë një "alarm" që keni zgjedhur partnerin e gabuar. Për fat të keq për shkak të lodhjes dhe stresit ne nuk i kushtojmë vëmendje të mjaftueshme sinjaleve që organet tona na dërgojnë, megjithëse këto shenjat do të thonë shumë".

Bright Side ka mbledhur këto sinjale të rëndësishme të gjuhës së trupit që ne duhet t'i kushtojmë vëmendje, nëse fillojmë të dyshojmë tek marrëdhëniet tona.

Largësia

1 235

Nëse kur dilni të shëtisni me partnerin tuaj, ai gjithmonë largohet nga ju dhe ecni të distancuar; ky është një alarm për marrëdhënien tuaj.

Ky person po ju largohet edhe fizikisht nëse nuk ua mban dorën, prandaj duhet të mendoni mirë për të ardhmen tuaj së bashku.

Pyetje të vazhdueshme dhe analizime të tepërta

1943610 25450510 8 0 1528303324 1528303329 1600 1 1528303329 728 0c369e17e2 1529656125

Ju nuk ndjeni nevojën për të analizuar çdo hap apo veprim të partnerit tuaj në një marrëdhënie të shëndetshme.

Nëse dyshoni tek partneri juaj ose nuk i besoni, diçka nuk shkon në romancën e dashurisë.

Sinkronizimi i ecjes

2 106

Është një gjë e vogël, por shumë e rëndësishme: sinkronizimi i ecjes tregon sinqeritetin e brendshëm të partnerëve.

Çiftet që duhen, ecin me të njëjtën shpejtësi në mënyrë të pandërgjegjshme. Kur nuk ka harmoni, ndodh e kundërta.

Buzëqeshje mospërfillëse

1943460 25450110 4 0 1528303216 1528303220 1600 1 1528303220 728 04f9ebaa03 1529656125

Bëhet fjalë për një buzëqeshje mospërfillëse. Kur një person qesh me ironi, ata tregojnë superioritetin e tyre në mënyrë të pandërgjegjshme. Në një marrëdhënie të shëndetshme, partnerët janë të barabartë.

Duar të lidhura

1943760 25450210 5 0 1528303238 1528303241 1600 1 1528303241 728 04f9ebaa03 1529656125

Nëse partneri apo partnerja mbajnë duart e lidhura kur tjetri përpiqet ta përqafojë, atëherë ai/ajo nuk ka më interes për ju.

Prekja e flokëve

3 79

Nëse një vajzë po luan me flokët e saj kur bisedon me ju, ajo po përpiqet t'ju tregojë se ju pëlqen. Ndonjëherë vajzat flirtojnë pa e kuptuar. /Telegrafi/