Hip hop superylli, Gjiko, nuk ishte i vetmuar në momentin e aksidentit.

Krijuesi i hiteve “Je shku” dhe “Gabime” është paraqitur i shëndoshë dhe në gjendje stabile pas aksidentit të rëndë të pësuar me vetuërn e tij BMW.


Në momentin e aksidentit që ndodhi në tunelin e Kalimashit, reperi ishte me dy persona, shkruan Telegrafi.

arber qeta 1 Arbër Qeta - DJ zyrtar i Gjikos

Sipas burimeve të Telegrafit bëhet fjalë për miqt e tij më të afërt dhe anëtarët e skuadrës së tij.

Me të gjatë kësaj ngjarje që fatmirësisht ishte pa pasoja, ishin Arbër Qeta, DJ zyrtar i Gjikos që e shoqëron në secilin koncert dhe menaxheri i koncerteve, Granit Muhaxheri.

granit muhaxheri Granit Muhaxheri - menaxheri i Gjikos

Gjiko dhe anëtarët e skuadrës së tij pritet të drejtohen për në Rahovec sonte mbrëma, ku do të mbahet koncerti i radhës i reperit në kuadër të turneut veror. /Telegrafi/