LAJMI I FUNDIT:

Mësohet vendi ku do të mbahet Majori i parë i Counter-Strike 2 

Mësohet vendi ku do të mbahet Majori i parë i Counter-Strike 2 
(Foto: HLTV)

Organizatori PGL ka zbuluar se do të organizojë Majorin e parë në versionin e ri të lojës të shpallur së fundmi, Counter-Strike 2.

Turneu do të zhvillohet nga data 17-31 mars 2024, në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë, në sallën Royal Arena.

Turneu i Kopenhagës do të jetë i pari Major që do të zhvillohet pas BLAST.tv Paris Major, i cili do të zhvillohet më 8-21 maj, pas njoftimit të Valve ku zbuloi se nuk do të ketë Major të dytë këtë vit.


PGL Counter-Strike 2 Major Copenhagen 2024 do të jetë Majori i katërt në përgjithësi dhe i treti që nga viti 2021 i organizuar nga kompania rumune PGL dhe do të jetë i pari Major i Counter-Strike i organizuar në Danimarkë.

“Një nga lojërat më të mëdha të të gjitha kohërave po marshon në një kapitull tjetër dhe ne nuk mund të jemi më të lumtur të presim ndoshta Majorin më të rëndësishëm të ekskluzivitetit në vitet e fundit”, tha shefi ekzekutiv i PGL, Stroie në një deklaratë për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori