Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, shënoi dy herë kundër ish-skuadrës së tij Napoli, ndërsa bëri me gisht nga tribunat ku ishte Aurelio De Laurentiis.

Ai pas golit të dytë bërtiti duke bërë me gisht: “Është faji yt”.


Sulmuesi nuk është pritur mirë në dy takimet brenda katër ditësh, ku tifozët në San Paolo e pritën me fyerje dhe zhurma.

Ai tregoi se është sulmuesi i madh në këtë takim me një dygolësh duke e dërguar Juven në finale.

pipita 1 Goli i parë dhe gishti drejt Laurentiis

Sulmuesi e ka bërë këtë gjest pasi president i Napolit, De Laurentiis, gjithmonë ulet përballë sektorit të tifozëve dhe kërkon nga ta të ketë zhurmë, ndërsa para ndeshjes Pipita shkoi te ta dhe u tregoi kush është fajtori.

Sulmeusi kishte thënë më parë se kishte lënë Napolin, pasi që klubi nuk ka ambicie.

pipita 2 Goli i dytë i Higuain

Më Laurentiisin është tallur edhe vëllai i Gonzalos, Nicolas.

“Sa shumë gëzohem sa herë ta shohë fytyrën kur vëllai im shënon”, ka shkruar vëllai i Gonzalos. /Telegrafi/

telegrafi sport app