Mësohet domethënia e numrit 71 që tifozët e Napolit ia dedikuan Higuainit

252:"NAPLES, ITALY - APRIL 02: Supporters of SSC Napoli show some banners against Gonzalo Higuain during the Serie A match between SSC Napoli and Juventus FC at Stadio San Paolo on April 2, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images) 12:"Getty Images
Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, të dielën mbrëma bëri rikthimin e parë në Napoli që nga shitja 75.3 milionë funtesh te Juvensuti.
Tifozët vendas në stadium dhe jashtë tij shfaqën letra ‘Higuain 71’.
Pritje armiqësore për Higuainin në Napoli, fillon shitja e letrave të tualetit me foton e tij (Foto)

Të gjithë u bënë kureshtarë për domethënien e tyre dhe tani ajo është mësuar.
Një libër italian quhet ‘La Smorfia’, apo i përkthyer ‘libri i ëndrrave’ dhe shpesh përdoret nga italianët për të zgjedhur numrat në lotari.
Çdo numër nga një deri 90 ka një domethënie.
71 i cili i cili i dedikohet ylli argjentinas nga tifozët napolitan, përfaqëson ‘L’omm ‘e mmerd’, apo përkthyer “Njeriu nga m**i”. /Telegrafi/


Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































