Në një komunikatë të lëshuar sot nga FFK për takimet e Agim Ademit në UEFA, u cek mes rreshtave edhe fakti që nuk ka marrëveshje të nënshkruar ende me MKRS-në për fillimin e rinovimit të stadiumit “Fadil Vokrri”.

Se marrëveshje ka kishte thënë edhe zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani.


“Në takimin me presidentin e UEFA-s, Çeferin, presidenti Ademi e ka informuar atë rreth zhvillimeve në FFK dhe për projektet që janë në zhvillim e sipër dhe ato që pritet të realizohen. Pjesë e rëndësishme e diskutimeve ishte projekti për stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku do të bëhet ndërrimi i fushës në hibrid, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”.

fusha fadil vokrri 3

“Marrëveshja mes dy institucioneve do të nënshkruhet së shpejti dhe më pas të fillojnë punimet në këtë projekt, në mënyrë që stadiumi të jetë i gatshëm për ndeshjet zyrtare të Kombëtares së Kosovës”, shkruhet në njoftimin e FFK-së.

Shkaku i mungesës së stadiumi Kosova tri ndeshjet e radha miqësore në mars dhe qershor do t’i zhvillojë jashtë vendit.

Kosova në mars do të luajë ndaj Hungarisë dhe Armenisë, ndërsa në qershor kundër Norvegjisë.

presidenti ministriuefa2  1

Për ta parë Kosovën në aksion në “Fadil Vokrri”, me gjasë do të jetë shtatori kur fillon Liga e Kombeve. /Telegrafi/

telegrafi sport app