LAJMI I FUNDIT:

Mësohen të gjithë lojtarët që do të marrin pjesë në All-Star Game në NBA – dita, vendi dhe ora ku do të zhvillohet ndeshja e vitit në basketboll

Mësohen të gjithë lojtarët që do të marrin pjesë në All-Star Game në NBA – dita, vendi dhe ora ku do të zhvillohet ndeshja e vitit në basketboll

Ndeshja më e madhe e vitit në basketboll padyshim që është ajo e All-Star në NBA.

Javë më parë janë bërë publike edhe kapitenët e dy konferencave, ku LeBron James është nga Konferenca e Perëndimit dhe Kevin Durant nga ajo e Lindjes.

Pasi ishin bërë të ditur lojtarët startues, tani janë mësuar edhe rezervistët e kësaj ndeshje të madhe.


Ndeshja e All-Star këtë vit zhvillohet në Cleveland më datën 10 shkurt dhe tanimë kanë filluar përgatitjet për këtë sfidë të madhe.

Së bashku me LeBron James e Kevin Durant tetë basketbollistët startues tjerë janë edhe Giannis Antetokounmpo, Stephen Curry, DeMar DeRozan, Joel Embiid, Nikola Jokic, Ja Morant, Andrew Wiggins e Trae Young,

NBA tanimë ka publikuar edhe emrat e basketbollistëve rezervë nga dy konferencat.

Devin Booker, Chris Paul, Luka Doncic, Karl-Anthony Towns, Donovan Mitchell, Rudy Gobert dhe Draymond Green janë nga Konferenca e Perëndimit, derisa Fre VanVleet, Jimmy Butler, Jayson Tatum, Khris Middleton, Zach LaVine, James Harden e Darius Garland nga Lindja.

Kjo ndeshje e madhe do të zhvillohet në Rocket Mortgage FieldHouse të Cleveland me fillim nga ora 12:30 pas mesnatës me orën tonë lokale.

Dy kapitenët, LeBron James dhe Kevin Durant pas disa ditësh do të bëjnë përzgjedhjen e lojtarëve të cilët do t’i kenë në ekipin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Messi nxjerr detaje shokuese nga largimi prej Barcelonës, koha te PSG dhe si vendosi t'i bashkohej Inter Miamit

Messi nxjerr detaje shokuese nga largimi prej Barcelonës, koha te PSG dhe si vendosi t'i bashkohej Inter Miamit

Ligue 1
Nga portierët te kapitenët, gjyqtari dhe hedhja e topit - IFAB miraton ndryshime të shumta të rregullave

Nga portierët te kapitenët, gjyqtari dhe hedhja e topit - IFAB miraton ndryshime të shumta të rregullave

Ndërkombëtare
Pep Guardiola ‘konfirmon’ ku do të luajë De Bruyne sezonin e ardhshëm

Pep Guardiola ‘konfirmon’ ku do të luajë De Bruyne sezonin e ardhshëm

Premier League
Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

La Liga
Inteligjenca Artificiale zbulon datën kur do ta fitojë Liverpooli titullin e Ligës Premier

Inteligjenca Artificiale zbulon datën kur do ta fitojë Liverpooli titullin e Ligës Premier

Premier League
Real Madrid konsideron transferimin e yllit të Bayern Munichut

Real Madrid konsideron transferimin e yllit të Bayern Munichut

La Liga
Kalo në kategori