Janë mësuar katër ekipet çerekfinaliste në Euro Basket 2022, pasi disa ndeshjeve mjaftë tu bukura ku drama nuk mungoi.

Ndeshja më interesante ishte ajo mes Francës dhe Turqisë që u mbyll pas kohës shtesë me rezultat 87:86.


Edhe pse të dobësuar ndjeshëm, pa të dëmtuarin Shane Larkin, turqit zhvilluan një ndeshje mjeshtërore dhe ishin në prag të fitores.

Francezët ishin më të mirë në dy çerekët e parë duke kaluan edhe me 16 pikë epërsi, por një mrekulli të vërtetë bën turqit pasi në çerekun e tretë krijuan një seri prej 19:0, duke kaluar në epërsi prej shtatë pikëve.

Turqia u dorëzua në pesë minutat shtesë dhe Franca kaloi sërish në çerekfinale.

Çerekfinalistja e dytë ishte Sllovenia që mposhti Belgjikën me rezultat 88:72.

Sllovenia ishte favorit absolut për ndeshjen kundër Belgjikës në Berlin.

Edhe pse ndeshja kishte momente interesante dhe rezultatin në një momenti ishte (64:63).

Por Luka Donçic shënoi 35 pikë, duke përfshirë më të rëndësishmit në fund për ti dhënë fitoren ekipit të tij.

Në ndeshjen e tretë të ditës së sotme, Gjermani mposhti Malin e Zi me rezultat 85:79 dhe kaloi në fazën tjetër.

Si mikpritëse, Gjermania po luan një EuroBasket të shkëlqyer deri tani duke u kualifikuar në çerekfinale.

Gjermania në çerekfinale do të luajë kundër skuadrës më të mirë nga dueli mes Greqisë dhe Çekisë, i cili është caktuar për nesër.

Krejt në fund u zhvillua edhe drama mes Spanjës dhe Lituanisë, ku spanjollët pas vazhdimeve shkuan tutje me rezultat 102:94.

Gjatë pjesës së parë, Lituania ishte pak më e mirë dhe kishte një epërsi të vazhdueshme, e cila arriti në pesë pikë diferencë (45:40) në momentin e pushimit.

Spanja në pjesën e dytë ishte më e mirë, duke marrë edhe epërsinë në fund, por Lituania arriti të barazojë në sekondën e fundit.

Në kohën shtesë, Spanja doli shumë më mirë se Lituania dhe fitoi me meritë për të shkuar emrin në çerekfinale.

Në çerekfinalen e Eurobasketit, Spanja do të luajë kundër fitueses së duelit ndërmjet Finlandës dhe Kroacisë, që luhet nesër./Telegrafi/

telegrafi sport app