LAJMI I FUNDIT:

Mesiq për Haradinajn: Miku im shumë shpejt do të kthehet në Kosovë

Mesiq për Haradinajn: Miku im shumë shpejt do të kthehet në Kosovë

Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë është takuar edhe me zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Mesiq është takuar me nënkryetarin e parë të AKK-së, Ardian Gjini.

Gjini tha se e njoftoi ish- presidentin kroat edhe lidhur me çështjen e kryetarit të partisë, i cili po mbahet në Strasburg të Francës ku është në pritje të vendimit nga Gjykata franceze pasi ishte ndaluar me një fletarrest të lëshuar nga Serbia.


“Kjo vizitë na nderon shumë. Sidomos kur kryetari i partisë ndodhte ende në Strasburg dhe presim që javën tjetër të lirohet. Është një mbështetje e madhe morale që na vjen prej presidentit Mesiq. Ne e mbajmë mend shumë mirë mbështetjen e Kroacisë edhe sa ka qenë president i Kroacisë. Presidenti Mesiq vazhdon me qenë mik i yni dhe ne vazhdojmë me qenë miq të presidentit Mesiq dhe të Kroacisë”, tha Gjini.

Ndërsa, ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq ka treguar se vizita e sotme në AAK-së ka pasur për qëllim që të informohet për rastin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Unë sot u njoftova për çështjet politike në Kosovë, për çështjet ekonomike në Kosovë dhe gjithçka tjetër që ndodhi kohën e fundit në Kosovë. Gjithashtu u informova  dhe më interesonte për shokun dhe mikun tim të ngushtë, z. Haradinaj, situatën e tij, por unë jam i bindur dhe mendoj që shumë shpejt miku im do të kthehet në Kosovë”, tha Mesiq.

Një ditë më parë, ish-kreu i shtetit kroat është takuar në Prishtinë me kryeministrin Isa Mustafa.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që nga koha kur është arrestuar kreu i kësaj partie dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është vizituar edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori