Roli i prijësve fetarë dhe elitës intelektuale në shpjegimin e drejtë të gjendjes në të cilën jemi!
LEXO PO ASHTU: Mësimi fetar dhe arsimimi në shkollë (1)
Nisur nga nevoja e shpjegimit të drejtë të fesë, ne radhazi kemi potencuar nevojën e mbajtjes së seminarëve për imamë, të cilëve duhet t’u mësohen metodat më efikase të ligjërimit fetar si dhe t’u përgatiten materiale që do t’i bluanin mirë dhe efektshëm t’ua përcjellin dëgjuesve të tyre. Propozimet tona në përgjithësi, ndërsa vizioni ynë në veçanti, atëbotë u refuzua kategorikisht nga udhëheqësia e tanishme e BIK-ut. Arsyetimi i vetëm dhe tepër i çuditshëm ishte se vizion mund të ketë vetëm myftiu i Kosovës! Në fakt, Bashkësia Islame duhet të përpilojë pra vizionin e vet të qartë, të shkruar dhe shpjeguar nëpërmes ligjërimeve anekënd vendit.
Posaçërisht, Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë duhet të jetë edhe më aktiv dhe promotor për ndryshime të nevojshme, mbase edhe për formësimin e kuadrove që dinë sintetizimin e nevojshëm të raporteve mes fesë dhe kombit. Ky fakultet, deri më tani, do të duhej të ishte ngritur në nivel sa të jetë më joshës për të studiuar në të.
Është e patolerueshme vetëdija, për fat të keq evidente, se në FSI studiojnë kryesisht medresantët e diplomuar që nuk kanë mundësi të dalin jashtë për të studiuar. Kjo marrëzi nuk do shumë koment. Edhe nëse jo qëllimisht, gjendja e gjertanishme dhe niveli akademik që ka ky fakultet ka ndikuar në paraqitjen e divergjencave, mbase edhe ideologjike mes ligjëruesve islamë tek ne.
Është në dorën e kuadrove të këtij institucioni arsimor, të përgatisin terrenin për një ambient më të pranueshëm dhe të pëlqyeshëm për ata që dëshirojnë të studiojnë shqip mësimet e fesë islame.
Aty duhet ndryshuar qasja dhe politikat arsimore. FSI-ja, duke përmirësuar nivelin e vet, si dhe duke qenë i gatshëm të ofrojë njohuri të nevojshme, me punë të palodhshme duhet të ballafaqohet me rrjedhat dhe logjikën e tanishme evidente ku shumica dërmuese e të diplomuarve nëpër medresetë e Kosovës vazhdojnë studimet në Arabinë Saudite dhe gjetiu.
Nga këtu zënë fill problemet që kohëve të fundit janë bërë temë diskutimesh në të gjitha anët. Nëse edhe më tutje vazhdohet kështu, atëherë shtrohet pyetja: Kujt dhe çka po shërben ai institucion arsimor? Sa për të joshur instinktet e të punësuarve aty, për t’u thirrur në emër të tij si reklamë dhe arsyetim, apo për t’i shërbyer këtij populli me djersën e të cilit mbahet dhe financohet?
Arroganca e atyre që i rrinë mbi kokë këtij institucioni ka ngulfatur FSI-në. Stafi akademik i FSI-së do të duhej të ishte më urtak dhe më këmbëngulës kundër urdhëresave naive që i vijnë nga lartë. Është mëkat që edhe pas kaq shumë vitesh të jetë në këtë gjendje. Përforcimi i tij, pa dyshim do të ishte në interes të shtetit të Kosovës dhe mbarë popullit shqiptar. Aty Islami duhet mësuar drejtë, sipas nevojave dhe dinamikave të shoqërisë sonë e jo sipas pikëpamjeve dhe medhhebeve që profesorët bartin nga universitetet e huaja.
Një metodë dhe një program, për të gjithë dhe nga të gjithë, është e vetmja mënyrë e kapërcimit të kësaj gjendje të larmueshme në shpjegimin e Islamit tek ne. Atëherë kur të fillojë ndryshimi i vetëdijes për studime në favor të FSI-së, krahasuar me vullnetin dhe dëshirat për të studiuar nëpër universitetet arabe, ne mund të llogaritim në ndryshmin e situatës në favor të shoqërisë sonë, krahasuar me ndikimin e logjikës së disa shoqërive islame që sot ushtrojnë mbi shoqërinë shqiptare.
A keni parë, profesorë, analistë, ekonomistë dhe shumë të tjerë kur flasin e kur e shkruajnë, kur mbajnë ligjërata apo diskutojnë, jo rrallë prezantojnë vlera të shoqërive prej nga kanë ardhur e ku kanë studiuar më tepër sesa bëjnë përpjekje që ato vlera t’i përpunojnë, modifikojnë dhe promovojnë në mënyrë tipike sipas interesave tona?! Edhe nëse jo vetëdijshëm, të tillët më shumë i shërbejnë reklamimit të kulturës së huaj se që i ndihmojnë përparimit të kulturës sonë.
Aty këtu ka refleksione të njëjta edhe përgjatë ligjërimeve nëpër xhamitë tona, të cilat shumë herë marrin ngjyra të efekteve kulturore të vendeve ku kanë studiuar ata imamë, pa vizion të përafrimit të disa vlerave me qenësinë e kulturës sonë. Referimet në dijetarë të caktuar që i përmendin, herë-herë janë tipike lokale të atyre vendeve apo atyre medh’hebeve ku kanë studiuar, të painformuar apo neglizhues ndaj të vërtetës se bota islame ka shumë dijetarë të tjerë vizioni apo qasja e të cilëve do t’i kishte shkuar më shumë përshtati logjikës dhe mentalitetit tonë.
Roli i prijësve fetarë dhe elitës në përgjithësi sot është tejet i rëndësishëm. Është koha e edukimit për tolerancë dhe paqe të drejtpërdrejtë në frymën e kombit dhe në interes të shtetit. Kohët kanë ndryshuar, po ndryshon edhe logjika e të menduarit tonë. Është koha e fundit që interesi i përgjithshëm i këtij vendi të vihet mbi interesat e ngushta të individëve dhe grupimeve të caktuara.
Kjo shoqëri jona ende nuk doli me një program dhe me një recetë unike për zhvillimin e vet social, kulturor e fetar. Ende nuk ka shenja serioze për ndonjë bashkëpunim të mundshëm ndërmjet partive, e lerë mes feve apo dy shteteve, me theks të veçantë për një kultivim të avancuar të vlerave shpirtërore. Në mungesë të atij programi, ne jemi larg idealeve tona për të qenë shoqëri e konsoliduar.
Deklaratat sterile të klasës politike se kinse koha po vepron në të mirën tonë, janë përpjekje për të arsyetuar dështimet e herëpashershme, por edhe mashtrime të hapura që shpesh na servohen. Nuk është koha ajo që ndihmon shoqërinë; shoqëria është ajo që krijon kohën për ta ndihmuar vetveten. Ne ende presim nga të tjerët të bëjnë atë qe ne duhet ta bëjmë.
Shoqëria jonë, për fat të keq, është e prirë të interesohet për emrat e personaliteteve, për jetën e tyre private më shumë sesa për programe, tani dhe në të kaluarën. Programi është bazë efikase nga e cila fillon ndryshimi i gjendjes, në përgjithësi. Sikur arkitekti që nuk mund të ngrejë ndërtesën pa projekt e pa plan, ashtu edhe ndërtimi i jetës pa ideale dhe pa program është i pakuptimtë dhe i parealizueshëm.
Shoqëria jonë po mbetet e mangët në ideale. Sa për shkak të proceseve kaq të vështira që po i kalojmë, sa për shkak të zhgënjimit që na ra mbi kokë sidomos pas çlirimit, e sa për shkak të ndërhyrjeve nga jashtë që sakatuan logjikën tonë në shikimin e së kaluarës dhe së ardhmes. Shqiptarët kanë mbetur të hutuar karshi fatit që po na shkruajnë më shumë të tjerët sesa ne që po e bëjmë. Thuajse të gjithë, pra edhe ata që në vendet e tyre s’përfillin as minimumin e lirisë dhe demokracisë, po bëjnë lojën e tregimit të muskujve mbi shoqërinë tonë – në politikë, në histori, në ekonomi, por edhe në fe.
Jemi të obliguar të mësojmë faktin se pa prosperitet shpirtëror dhe i cili nuk arrihet për një natë e as rastësisht, jeta e begatshme për ne edhe më tutje do të mbetet vetëm ëndërr. E, për të pasur begati, në shpirt dhe në jetë, gjithsesi na nevojiten idealet. Këto të fundit shoqërisë sonë po i humbin ditë e më shumë. Pa program dhe pa ideal shoqëria nuk mundet as një hap përpara. Edhe pse neve na duket se jemi duke lëvizur, ka indikacione se as pas 30 vitesh nuk kemi për të ndryshuar gjendjen tonë. Këtë nuk e them vetëm unë, e thonë dijetarë dhe njohës të mirë të ekonomisë dhe çështjeve sociale.
Tkurrja e territoreve shqiptare, edhe një arsye më shumë për shqetësime serioze
Edhe pse shqiptarët me shekuj janë autoktonë në këtë pjesë të Evropës, dikur me territor mjaftë të gjerë, që na kishin lakmi dhe mëri popujt përreth, territoret tona po tkurren dita ditës. Çuditërisht, ky fat shqiptarët i ka përcjellë që nga koha ilire. Ne, jo që kemi humbur dhe po vazhdojmë të humbasim tokat tona ditë e më shumë, por kësaj të keqeje ia shtojmë edhe një: shqiptarët thuajse asnjëherë nuk bënë analiza të sakta dhe të thella mbi shkaqet e këtyre humbjeve dhe të paaftësisë për të ruajtur tokat e tyre.
Indikacione dhe apetite të tilla, për fat të keq ka edhe sot e kësaj dite. Sikur atëherë, sikur edhe sot, edhe më tutje jepen arsyetime të papërgjegjshme dhe të papranueshme. Nuk mjaftojnë studimet e deritanishme që kanë bërë shqiptarët mbi doket, zakonet dhe kulturën e vet. Edhe më të rralla janë studimet shkencore-akademike mbi gjenezën e shkaqeve të gjendjes që e ka përcjellë popullin shqiptar.
Hulumtimi rrënjësor dhe i gjithanshëm, jo vetëm historik i asaj që ka ndodh dhe marrja e hapave të nevojshëm si preventive, mund të ndalë këtë si-ecje prapa që na përcjell me shekuj. Shkencërisht është gabim që kjo e kaluar jona të jetë përshkruar vetëm nga historianët, si histori, e pastaj të jetë arsyetuar me gjuhën politike. Historia jonë më tepër është marrë me përshkrimin e pasojave sesa me hulumtimin e shkaqeve.
Në fakt, historia si shkencë, nga një aspekt duhet të mos mbetet vetëm brenda kornizave deskriptive të ngjarjeve, personaliteteve, vendeve apo datave. Ajo duhet të hulumtojë, ndonjëherë edhe në mënyrë hermeneutike, faktet, arsyet dhe motivet që paraprijnë ngjarjet historike.
Sa i përket shkaqeve si shkaqe, ato duhet të hulumtohen nga shkencëtarë të të gjitha profileve dhe nivele të nevojshme, për të njohur thellë të kaluarën, edhe në mënyrë analitike, edhe në mënyrë sintetike, për të ndërtuar të tanishmen në mënyrë që e ardhmja të jetë më ndryshe, më e mirë dhe në favor tonin. Pra, edhe shkaqet e tkurrjeve të territoreve tona duhet kërkuar në ne, në këtë mënyrë, para se historianët të na shkruajnë histori duke përshkruar beteja, data, ngjarje dhe emra.
Në këtë rrafsh, arsyetimet pseudoshkencore të disa kinse njohësve të së kaluarës, sidomos deklarimet e thata të asaj klase politike të paarsimuar, do një korrigjim të detajuar, por çështja është se a ka gatishmëri dhe vullnet të bëhet?
Shqiptarët kanë nevojë në përpilimin e enciklopedive të veta. Deri më tani ne nuk patëm fatin të kemi të tilla. Shqiptarët kanë nevojë për strategji dhe memorandume me programe afatmesme dhe afatgjata. Ata duhet të lexojnë, qoftë edhe vetëm sa për të parë punën e akademikëve dhe shkencëtarëve fillimisht të popujve që i kemi përreth, pastaj edhe të atyre që patën fate të ngjashme me tonat. Duhet të përkthehen ato studime, për t’i lexuar jo vetëm elitat politike, por të gjithë ata që duhet të merren me çështje të thella shqiptare.
Këtë punë, elita intelektuale i ka borxh popullit shqiptar. Ajo duhet të jetë më e zëshme karshi kësaj shtrëngate sociale nëpër të cilën po kalon shoqëria jonë. Sot, kur dëgjojmë klasën politike si e çka flet, si ndërhynë thuajse në të gjitha poret e arsimit, shkencës, shkrimeve, mbase edhe të përshkrimit të historisë, si etiketojnë njëri-tjetrin dhe si arsyetojnë qëndrimet e tyre, krijohet përshtypja se ky popull ende ka për të vuajtur. Kjo gjendje duhet ndryshuar, gjithsesi duke ndryshuar logjika e të menduarit dhe të udhëhequrit të popullit shqiptar.
Pyesim: Si është e mundur që edhe as pas 16 viteve liri në Kosovë, edhe pas njëqind viteve shtet në Shqipëri, ende nuk kemi prodhuar as minimumin e asaj që i duhet vendeve tona?! Me dhjetëra profile kuadrosh i mungojnë shoqërisë sonë. Me dhjetëra mijë të rinj ikin nga vendet tona. Gjermania e pas Luftës së Dytë Botërore që ishte plotësisht e shkallmuar, shumë më tepër se Kosova e pasluftës së fundit dhe Shqipëria pas Luftës së Dytë Botërore, për më pak se dhjetë arriti të rindërtojë veten dhe kështu, sikur në të gjitha segmentet tjera, në sport organizoi Kampionatin Botëror të Futbollit dhe zuri vendin e parë në botë. Gjermanët, duke punuar ditë e natë, për një kohë të shkurtër sendërtuan aspiratën e tyre.
Si e bënë ata dhe shumë të tjerë e si është e mundur dhe përse të mos e bëjmë edhe ne?
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Gjenerali i ushtrisë serbe nga Haga: Jam fajtor për gjenocidin, kam kryer krime të pafalshme
Trump zyrtarizon Rubion si Sekretar të Shtetit
Shërbimi sekret malazez mori informacione se po përgatitej atentat ndaj presidentit Milatoviq
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit