Bota e zhvilluar po kalon një periudhë transformimi të shpejtë dhe kjo do të thotë që punëtorët, qeveritë dhe korporatat do të duhet të përshtaten në mënyrë që ata të mos mbeten pas.
Themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Schwab, mendon se shkalla dhe shpejtësia në të cilën po ndodhin ndryshimet si automatizimi i inteligjencës artificiale, garanton klasifikimin e “Revolucionit të Katërt Industrial”.
Ndërsa është e lehtë për udhëheqësit që të shpresojnë për ndryshimet që me gjasë do t’i bëjnë bizneset e tyre më efikase dhe produktive, është shqetësuese që punëtori mesatar të dëgjojë vazhdimisht se robotët do të zëvendësojnë miliona vende pune.
Pas anketimit të 33 mijë personave për studimin vjetor të besimit, firma botërore e komunikimit Edelman, zbuloi se 59 për qind e të punësuarve shqetësohen se nuk kanë trajnimin dhe aftësitë e nevojshme për një punë të paguar mirë dhe 55 për qind shqetësohen se automatizimi dhe teknologji të tjera do të zëvendësojnë punën e tyre.
Në shpresën e gjetjes së disa zgjidhjeve për të lehtësuar këto shqetësime, Henry Blodget, bashkëthemelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë Business Insider, pati një diskutim me drejtues të lartë të punës në Forumin Ekonomik Botëror.
Ata diskutuan mënyrat e zbatimit dhe shkallën e përgjegjësive të sektorit publik dhe privat, si dhe vetë punëtorët, por të gjithë anëtarët e panelit u pajtuan që të përqafojnë këtë ndryshim botëror dhe trajnimi i punës duhet të jetë një përkushtim jetësor dhe se përgjegjësia nuk duhet të vendoset vetëm tek punëtori.
Është koha për të vepruar, u pajtua paneli, duke mos hequr dorë.
“Ne kemi parë ndryshime të tilla më parë, kemi depërtuar përmes tyre”, tha Blodget, shkruan Business Insider.
Profesori Adam Grant nga shkolla Wharton në Universitetin e Pensilvanisë, tha se ne duhet të jemi të shqetësuar, por jo në panik dhe përgjigja jonë duhet të fokusohet shumë seriozisht në trajnimin e brendshëm.
Ai tha se historia po përsërit vetveten, në lidhje me mënyrën se si do të zëvendësohen vendet e punës ekzistuese dhe do të krijohen të reja. Për të, një botë hipotetike ku secili merr një diplomë kolegji para se të hyjë në fuqinë punëtore nuk do të çonte në një zgjidhje, ndërsa ai njeh vlerën e një arsimimi si një themel për karriera të veçanta, ndryshimi aktual kërkon një përqendrim të ri tek aftësitë.
“Po të drejtoja një kompani, gjëja e parë që do të bëja do të ishte një listë e të gjitha aftësive që nuk mund t’i plotësoj nga jashtë. Unë do të krijoj një grup për ato vende pune dhe më pas do bëj programe trajnimi brenda kompanisë. Dhe do t’i lejoj punëtorët e mi që të mësojnë ata që vijnë ata, kështu që nuk do të duhej të kërkoja jashtë gjatë gjithë kohës, por të qarkulloja brenda kompanisë”, tha Grant, përcjell Telegrafi.
Sekretarja e përgjithshme e UNI Global Union, Christy Hoffman, tha se ne kemi nevojë për zgjidhje trepalëshe që përfshijnë sindikatat, biznesin dhe qeveritë.
Hoffman tha se ndërsa disa korporata kanë njohur nevojën për rikualifikim të brendshëm, ka disa punëtorë që thjesht nuk janë në të njëjtat shtigje me të tjerët për të marrë trajnimet e nevojshme dhe do të mbeten pas.
Ajo tha se duhet të siguroheni që ndërsa njerëzit eksplorojnë ndryshimin, duhet të ekzistojë mbështetja e duhur, duke pranuar gjendjen e dobët të sindikatave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por pohoi se negociatat kolektive duhet të luajnë një rol të fuqishëm në negociimin e kushteve të punëtorëve që duhet të trajnohen dhe si do të trajnohen.
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Punës, Guy Ryder, tha se duhet të ekzistojë e drejta për të mësuar gjatë gjithë jetës.
Në një raport të ri, organizata bën thirrje për njohjen e një të drejte universale për të mësuar gjatë gjithë jetës dhe krijimin e një sistemi të efektshëm të të mësuarit gjatë gjithë jetës, domethënë, kombet duhet të pranojnë se mënyra se si forca e punës evoluon në botën e zhvilluar nuk duhet të përfundojë pas shkollës së mesme apo kolegjit.
Sipas Ryder, është koha që të përqendroheni në atë që funksionon dhe jo të humbisni në vlerësimet statistikore rreth punës së humbur, apo të silleni sikur nuk do të ketë punë në të ardhmen e afërt.
Për të, kjo do të thotë, ndër të tjera, që kombet dhe korporatat të shqyrtojnë seriozisht programet e reja të mësimdhënies, të cilat mund të modelohen si ato në Zvicër dhe Gjermani, të cilat kthejnë fitime mesatare në lidhje me investimet.
Në Zvicër, për shembull, një adoleshent mund të regjistrohet në një shkollë tre ose katër vjeçare, ndërsa njëkohësisht të përfundojë shkollimin e tij dhe të përfundojë me një certifikim të njohur dhe të përfitojë një punë nga sponsori i tij. Që kjo të funksionojë në një vend, korniza duhet të krijohet nga qeveria dhe kompanitë duhet të pajtohen me rregulloret dhe standardet.
“Kjo funksionon. Dhe funksionon shumë, shumë mirë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kreu i kapitalit njerëzor të Willis Towers Watson, Julie Gebauer, tha se është e rëndësishme të kuptohet se ka aftësi që nuk mund të automatizohen
Gebauer tha se ndërsa automatizimi është bërë pika qendrore e këtij ndryshimi masiv, ekzistojnë edhe një tërësi aftësish njerëzore që do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme për të ardhmen.
“Aftësitë ndërpersonale, aftësia për të bashkëvepruar me klientët, pacientët. Gjithashtu, aftësitë botërore duke qenë në gjendje të veprojnë praktikisht me njerëz nga të gjitha kulturat e ndryshme”, tha Gebauer.
Ajo gjithashtu vuri në dukje se ia vlen të kujtohet se këto ndryshime nuk ndodhin në vakum dhe se konsumatorët janë pjesë e ekuacionit. Në shumë punë elementi njerëzor është po aq i rëndësishëm sa performanca teknike.
Gebauer beson se fokusi duhet të vendoset mbi punëdhënësit për të siguruar trajnimin e duhur për të ruajtur mbajtjen e punëtorëve.
Shefi i KPMG-së, kompanisë që merret me financa dhe audutim, Bill Thomas, tha se kompanitë duhet të shohin investimet në programet e trajnimit të brendshëm si një avantazh konkurrues.
Thomas ai se 25 vjet më parë, gati të gjithë aplikantët e tij të punës duhet të kishin diploma kontabiliteti, por sot më pak se gjysma kanë një të tillë.
“Duhet të mendoni se ku po shkon fuqia jonë punëtore, cilat janë nevojat e klientëve tanë, a do të jetë kjo pjesë e inteligjencës artificiale, çfarë do të shkaktojë teknologjia në fuqinë punëtore dhe gjithçka tjetër në lidhje me ndryshimet që po ndodhin, mos prisni për një përgjigje nga qeveria. Unë kam një ekip të mrekullueshëm që e njeh organizatën tonë, ata i njohin vlerat tona, e dinë qëllimin tonë, e dinë se çfarë na intereson dhe investimi që ne mund të bëjmë në rivlerësimin e tyre”, shtoi Thomas.
Ai tha se KPMG ka përshtatur më mirë kërkesën e këtij sektori për një integrim të iniciativave të qëllimit dhe diversitetit. Ai e konsideron rritjen e disponueshmërisë së trajnimeve të brendshme si pjesë integrale e kërkesave për një kompani të suksesshme që shkon drejt së ardhmes. Gjithashtu do të shërbejë për të bërë KPMG më tërheqëse sesa konkurrentët e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje