Robin Williams më nuk është me ne, por mençuria e tij do të mbetet gjithmonë.

Përveç se është njohur për aftësitë e mahnitshme të aktrimit, Williams ka qenë i njohur edhe për thëniet e tij epike, transmeton Telegrafi.


Ai ka vdekur në moshën 63-vjeçare dhe ka pasur 100 role në karrierën e tij profesioniste.

Ai na ka bërë të mendojmë, të qeshim dhe të zhytemi thellë në mendimet tona.

Thuajse të gjithëve na kanë pëlqyer komeditë e tij dhe sensi i humorit.

Ky mashkull brilant e ka folur gjuhën e mençurisë dhe fjalët e tij kanë qenë të arta.

Andaj, më poshtë ju sjellim disa prej thënieve më të mira të tij, të cilat patjetër se do t’ju inspirojnë.

- “Ju keni vetëm një shkëndijë të vogël të çmendurisë. Nuk duhet ta humbni atë’ - “Pavarësisht se çfarë ju thonë njerëzit, fjalët dhe idetë mund ta ndryshojnë botën” - “Fitimi i çmimit Oscar është një nder, por, le të mbetet mes meje e teje, ai çmim nuk i lehtëson gjërat” - “Kam menduar se gjëja më e keqe në jetë është të përfundojmë vetëm. Nuk është e vërtetë. Gjëja më e keqe në jetë është të përfundojmë me njerëz që na bëjnë të ndihemi të vetmuar” - “Ju lutem mos u brengosni shumë. Për shkak se në fund, askush prej nesh nuk do të qëndrojmë shumë gjatë në Tokë” - “Unë besoj në dashuri; është e mrekullueshme” - “Më vjen keq, nëse do të kishe pasur të drejtë, do të isha pajtuar me ty” - “Pranvera është mënyra e natyrës për të thënë, ‘Le të festojmë” - “Kokaina është mënyra e Zotit për t’ju treguar se jeni duke bërë shumë para” - “Mjekësia, drejtësia, biznesi, inxhinieria janë profesione fisnike dhe të nevojshme për të jetuar. Por, poezia, bukuria, romanca, dashuria – këto janë gjërat për çfarë qëndrojmë gjallë” - “Njerëzit e mirë përfundojnë në Ferr sepse nuk mund t’ua falin vetes gabimet”. /Telegrafi/