Mësime për investitorët, nga historia e financave të luftës

Nga: Gillian Tett / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Si lindi fjala “kapitalizëm”? Nëse këtë pyetje ua shtroni shumicës së investitorëve sot, ata mund të llomotisin për tregjet, tregtinë dhe Adam Smithin – ose për Karl Marxin. Por, sipas historianit britanik Michael Sonenscher, termi në fakt u shfaq së pari në Evropën e shekullit XVIII, përkitazi me financat e luftës.
“’Kapitalizmi’ nisi si fjalë franceze (capitalisme), por fillimisht u përdor për t’iu referuar disa problemeve kryesisht britanike”, vëren Sonenscher. “Më i spikaturi ishte sistemi i financimit të luftës (të shekullit XVIII). Në frëngjisht, dikush që i jepte paratë një dege të qeverisë mbretërore franceze, ai quhej kapitalist (capitaliste).
Në një aspekt, kjo është veçse një veçori interesante e historisë. Por, duhet të nxis reflektimin serioz edhe sot. Në dekadat pas Luftës së Ftohtë, “dividenti i paqes” ishte i tillë saqë financuesit modernë – dhe votuesit – rrallëherë mendonin për pyetjen se si paguhen luftërat. Megjithatë, këtë javë Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm raportoi se rritja e konfliktit gjeopolitik shkaktoi rritjen prej shtatë përqind – duke hequr inflacionin e çmimeve nga të dhënat – në shpenzimet e mbrojtjes së vitit të kaluar, me një rekord prej 2.4 trilionë dollarëve ose 2.3 për qind të prodhimit ekonomik global.
Kjo pjesërisht pasqyron ndikimin e pushtimit rus të Ukrainës. Jo vetëm shpenzimet amerikane, evropiane dhe ukrainase janë rritur, por shpenzimet ushtarake ruse janë rritur me mbi gjashtë përqind të prodhimit të brendshëm bruto.
Në fakt, për herë të parë në vitin e kaluar shpenzimet u rritën në pesë rajonet gjeopolitike që hulumtohen nga Sipri. “Shtetet i japin përparësi fuqisë ushtarake, por rrezikojnë spirale veprim-kundërveprim në peizazhin gjithnjë e më të paqëndrueshëm gjeopolitik dhe të sigurisë”, thotë studiuesi i Sipri-it, Nan Tian.
Rishi Sunak, kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, industrinë e mbrojtjes së Britanisë këtë javë e vuri në “bazë lufte”, me shpenzimet e planifikuara qo do të rriteshin në 2.5 për qind të PBB-së deri në vitin 2030, ndërsa NATO së fundmi njoftoi për një plan shpenzimesh prej 100 miliardë dollarëve. Pastaj janë faturat e ndihmës ushtarake me vlerë prej 95 miliardë dollarëve për Ukrainën, Tajvanin dhe Izraelin – të cilat sapo u miratuan nga Kongresi i ShBA-së. Po vazhdon spiralja veprim-kundërveprim.
Fatmirësisht, kjo normë e rritjes është ende më e ulët se në periudhat e ndryshme të shekullit të XX dhe vjen nga baza e ulët. Gjashtëdhjetë vjet më parë, përpara se të fillonte dividenti i paqes, ShBA-ja dhe Britania e Madhe shpenzonin tetë, përkatësisht gjashtë për qind të PBB-së për ushtrinë. Por, duke pasur parasysh se shumica e investitorëve modernë ndërtuan karrierën e vet kur “kapitalizmi” u përkufizua në terma paqësorë, janë të paktën tri çështje që duhet cekur.
Së pari, historia tregon se qeveritë pothuajse kurrë nuk ua tregojnë votuesve koston e vërtetë të luftës ose se si ata synojnë ta paguajnë. Ka përjashtime. Në vitin 1940, për shembull, John Maynard Keynes botoi broshurën e duhur me titullin Si të paguash për luftën. Dhe, vitin e kaluar Danimarka anuloi një festë kombëtare për të krijuar të ardhura shtesë për shpenzimet e mbrojtjes. Në ShBA, konsulentët politikë supozohet t’i shqyrtojnë faturat e shpenzimeve të Kongresit. Por, transparenca është gjë e rrallë. Siç vë në dukje Sonenscher, arsyeja kryesore se pse mbretërit evropianë të shekullit XVIII lejuan borxhet për të paguar aventurat ushtarake, ishte për të anashkaluar kontrollin e legjislativëve.
Dhe, derisa zhurma e fundit rreth projektligjit të Ukrainës në Kongres e krijoi një shtresë të mbikëqyrjes demokratike, “qasja publike në informacionin e buxhetit rreth … (shpenzimeve ushtarake) pas 11 shtatorit, është e papërsosur dhe e paplotë”, thuhet në një raport kritik nga Instituti Watson i Universitetit Braun.
Mësimi i dytë është se, edhe nëse kostot përfundimisht fshihen përmes rritjes së taksave, inflacionit ose plaçkave, zakonisht ka rritje të borxhit. Instituti Watson vlerëson se në ShBA ka pasur tetë trilionë dollarë shpenzime ushtarake që nga viti 2001, të cilat “u paguan pothuajse tërësisht duke marrë hua”. Në mungesë të shlyerjes së hershme, nëpërmjet rritjeve masive të taksave, rritjes së mahnitshme dhe/ose mos pagesës, “pagesat e interesit mund të arrijnë në mbi 6.5 trilionë dollarë deri në vitet 2050”.
Është e vështirë të besohet se gjërat në Evropë do të jenë ndryshe. Po, Sunaku këtë javë pretendoi se rritja e tij e synuar për shpenzimet ushtarake do të “financohej plotësisht” nëpërmjet shkurtimeve të shpenzimeve nëpër departamente. Por, tingëllon si një mendim magjik.
Së treti, tronditja e luftës jo vetëm që inkurajon ndërhyrjen e rëndë ekonomike të shtetit, por edhe inovacionin financiar dhe teknologjik. Në vitin 1694, për shembull, qeveria britanike përqafoi idenë qendrore bankare për të financuar luftën. Në vitet 1940, lëshimi amerikan i “obligacioneve të luftës” ndihmoi në hapjen e tregut të drejtpërdrejt për fondet qeveritare. Lufta e Dytë Botërore çoi gjithashtu në zhvillimin e politikave të represionit financiar nga qeveritë britanike dhe amerikane. Sot po zhvillohen eksperimentet për sigurimin e të ardhurave nga asetet e sekuestruara ruse për Ukrainën.
Ndërkohë, ShBA-ja po ua jep sipërmarrësve kapitalistë një pjesë të inovacionit të teknologjisë ushtarake. Dhe, më është thënë se menaxherët e aseteve po i testojnë teknikat e personalizimit dixhital që do t’i lejojnë ata të përjashtojnë me shpejtësi vendet ose rajonet armiqësore nga investimet, ndërkohë që qeveritë po zbulojnë mënyra të reja për të gjurmuar flukset e dëmshme dhe hulumtimet financiare
A do të vazhdojë risia e tillë? Ndoshta. Por, ajo që tashmë është e qartë është se pa rritje të madhe të taksave, emetimi i borxhit do të vazhdojë të zgjerohet nëse shtohen kërcënimet e luftës. Mund të jetë “siguri” e mbrojtshme gjeopolitike për shtetet që kanë frikë nga sulmi. Por, pothuajse me siguri do të ushtrojë presion në rritjet mbi normat e interesit. “Kapitalistët” modernë – të njohur si mbajtës të obligacioneve – këtë duhet ta kenë parasysh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës