Të gjithë mësimdhënësit kontributdhënës gjatë viteve 1990-99 në vendin tonë nga sot mund ta aplikojnë në Drejtoritë Komunale të Arsimit për njohjen e përvojës së punës për vitet e punës në periudhën 1990-1999, pagesat e të cilave do të bëhen nga 1 janari 2017 në mënyrë retroaktive.
Një vërtetim i tillë është bërë publik sot nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi si dhe kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj.
Ministri Bajrami tha se sot po fillon njohja e kontributit të këtyre mësimdhënësve të cilat kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovës.
“Sot edhe zyrtarisht po e shënojmë fillimin e implementimit të vendimit të MASHT-it dhe MPMS-së në bashkëpunim me SBASHK-un me të cilën ne jemi zotuar se do të njohim përvojën e punës së mësimdhënësve të viteve nëntëdhjeta për skemat pensionale. Është ky vërtetimi zyrtar që nga sot të gjithë mësimdhënësit do ta plotësojnë në DKA-të pastaj MASHT menjëherë do ta procedojë duke e vendosur në skemat e pensioneve. Është ky një hap shumë i domosdoshëm, një hap shumë i mirëpritur që mësimdhënësve që kanë punuar dhe kanë rezistuar në kohën më të vështirë, në kohën e mbijetesës së sistemit arsimor, t’u njihet përvoja e punës dhe ata të marrin pension të dinjitetshëm dhe të merituar. Pa dyshim që është edhe një dëshmi që qeveria është e përkushtuar që të jap mirënjohje për punën e të gjithë mësimdhënësve në sistemin arsimor. Siç e dini ne e kemi përgatitur edhe ligjin për mësimdhënësit e viteve të ’90 dhe si qeveri jemi duke punuar që të gjejmë konstruksione që ky ligj të implementohet”, tha Bajrami.
Ministri i Punës Arban Abrashi tha se pagesa e mësimdhënësve do të bëhet varësisht nga vitet e shërbimit.
“Me këtë e njohim përvojën e punës së secilit punëtor të arsimit gjatë viteve ’90, në këtë kuadër mund të ndodh që dikush ka punuar 8 vite, dikush 2 vite, dikush 3 vite, pra do të kalkulohet përvoja e punës e secilit në përvojën totale, nëse arrihen 15 vite atëherë ai mësimdhënës, kalon në pension kontributdhënës dhe varësisht nga kualifikimi, sapo kalon në kontributdhënës e ka bazën 158 euro dhe pastaj varësisht nga kualifikimi shkollor që mund të ketë vazhdon përshkallëzimi. Ne përshkallëzimin ose kategorizimin e sjellim me vendim të qeverisë javën e ardhshme pasi që edhe procesi i aplikimit ka mbaruar më 3, por ne kemi konsideratë për ta dhe procesi për ta nuk mbyllet pra është një trajtim i veçantë të cilin ne e kemi bërë. Sa i përket kategorizimit e kemi përmend edhe më herët, buxhetin e kemi të siguruar. 158 euro di të jetë baza dhe varësisht nga kualifikimi mund të rritet deri në 240 euro por me vendimin e Qeverisë javën e ardhshme do ta marrim atë vend im në mënyrë që pagesa të bëhet në mënyrë retroaktive nga 1 janari”, ka deklaruar Abrashi.
Vërtetimin e publikuar e ka vlerësuar lart edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit.
Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, tha se dita e sotme është një arritje e madhe e të gjithëve. “Nga sot të gjithë mësimdhënësit e Kosovës që pensionohen do të jenë të barabartë me kolegët e tyre dhe do ta gëzojnë pensionin e plotë të punës edhe do të kenë mundësi të aplikojnë për përshkallëzimin e pensioneve”, ka deklaruar ai.
Pagesat për kontribut në mësimdhënie gjatë viteve 1990-1999 të gjithë mësimdhënësit do t’i marrin nga dita e pensionimit në vend të pensionit të pleqërisë të cilin e kanë marrë deri më tani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA
Magjia e festave fillon në Albi Mall, ndezja e dritave bëhet më 15 nëntor
Çmimet e ulëta të derivateve në Petrol Company: Mit apo realitet?
Gjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik
Si të zgjidhni veturën ideale për ju?
Përgatituni për suksesin në 2025, shqiponjat drejt suksesit, Zurich – Zvicër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit