Një studim mbi diferencat në pjekuri mes gjinive ka zbuluar se dy gjinitë mbesin të “papjekura” deri në vitet e vonshme të 30’ta dhe vitet e hershme të 40’ta.
Por, mosha mesatare kur femrat piqen apo “rriten” është 32 vjeç, transmeton Telegrafi.
8 nga 10 femra besojnë se meshkujt asnjëherë nuk do të ndalen së qeni fëmijëror – ku gjestet e tyre më të zakonshme janë gromësimat, konsumimi i ushqimeve të shpejta në orët e hershme të mëngjesit, vozitja e shpejtë e veturës, luajtja e video-lojërave, etj.
Heshtja gjatë fjalosjeve, paaftësia për të gatuar shujta të thjeshta dhe ri-tregimi i të njëjtave barsoleta janë vlerësuar po ashtu si shenja të pamaturisë te meshkujt.
Dy gjinitë janë pajtuar se femrat e arrijnë pjekurinë shumë më herët sesa meshkujt, mesatarisht në moshën 32 vjeçare.
Edhe meshkujt e kanë përshkruar veten si të papjekur – më saktësisht 1 në 4 meshkuj e ka pranuar këtë fakt.
Përndryshe 1 në 3 femra e kanë përfunduar një lidhje për shkak se e kanë humbur durimin për papjekurinë e mashkullit.
Megjithatë, ka edhe ekspertë tjerë që thonë se papjekuria është e nevojshme në lidhje sepse sigurohet që lidhja të mbetet argëtuese dhe e freskët.
Madje, papjekuria u ndihmon meshkujve edhe të lidhen më mirë me fëmijët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë
Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë
Sa shpesh duhet t’i lash pizhamet dhe pse është kaq e rëndësishme?
Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë
Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë
Çdo muaj ka lulet e veta, kurse ato të muajit shkurt janë më të bukurat
Sa shpesh duhet t’i lash pizhamet dhe pse është kaq e rëndësishme?
Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori