Meshkujt dhe femrat kanë mendim të gabueshëm për atë çfarë është më e rëndësishme

Femrat për seks të parë me partnerin e ri përgatiten me orë të tëra, ka treguar një hulumtim i cili ka nxjerrë në pah rezultate interesante.


Në të vërtetë, koha mesatare e përgatitjes për seks është gjashtë orë. Mirëpo, kur ekipi i revistës Men’s Health i ka pyetur lexuesit e vet se çfarë vërejnë tek femrat gjatë seksit të parë, ka rezultuar që të gjitha ato gjashtë orë si duket i kanë shpenzuar kot, transmeton Telegrafi.

3D6k9lMaHR0cDovL29jZG4uZXUvaW1hZ2VzL3B1bHNjbXMvTXpBN01EQV8vOTk0ZDE0YmU2NmRhZmY2MTFiNGQwM2MwOTU5

Nga atributet fizike meshkujt, natyrisht vërejnë vithet dhe gjoksin, ndërsa, veç këtyre, janë të rëndësishëm sytë – të cilët më së shumti përmenden në anketë, madje edhe më shumë se dy gjërat e përmendura më parë.

Pastaj, atyre u intereson sa është e gatshme femra për të ndërmarrë iniciativën në seks, gjë që u është shumë e rëndësishme, sepse ashtu mund të studiojnë mirë partneren e re.

Për fund, vetëbesimi para afshit në krevat është më i rëndësishëm për një nuancë se dukja fizike. Pikërisht vetëbesimi është gjëja e parë të cilën meshkujt e vërejnë kur femra zhvishet.

Rritja e qimeve apo depilimi jo i rregullt i këmbëve as që do të shihen në gjysmerrësirë, mirëpo vetëbesimi gjithsesi vërehet. /Telegrafi/