Ju ka ngecur kreativiteti, nuk mund ta zgjidhni ndonjë detyrë? Nuk ka problem, dy birra do ta zgjedhin këtë gjë pa problem, ka treguar studimi i shkencëtarëve nga Universiteti Illionis në Chicago.

Të anketuarve shkencëtarët u kanë dhënë enigma mprehtësie të tipit shtimi i fjalëve në varg, ndërsa ata që kishin pirë më parë një litër birrë janë treguar më të shpejt dhe më të mirë.


Grupi i cili ka pirë dy kriklla birrë para zgjidhjes kanë pasur 40 për qind rezultate më të mira, ndërsa mesatarisht problemet i kanë zgjidhur 2.5 sekonda më shpejt se grupi që nuk ka pirë birrë.

Përfundimi i shkencëtarëve është që alkooli vepron më mirë në zgjidhjen e detyrave kreative, derisa me detyrat që kanë lidhje me memorien shkakton probleme.

Do të thotë, nëse gjendeni para murit i cili kërkon qasje kreative, dy birra do të ndihmojnë për ta zgjidhur atë, por vetëm nga shkaku që do t’ua turbullojë pak fokusin e të menduarit dhe mundësojë qasje më inovative. /Telegrafi/