LAJMI I FUNDIT:

Meshkuj, ky është gabimi më i madh që e bëni në shtrat

Meshkuj, ky është gabimi më i madh që e bëni në shtrat

Përqafimi pas seksit mund të jetë ndër mënyrat më të lehta për ta bërë atë të kërkojë më shumë, tregon një anketim i fundit nga Sex Information and Education Council të Kanadasë në bashkëpunim me kompaninë e prezervativëve Trojan

Për këtë anketim, i cili është gati të publikohet në revistat shkencore, hulumtuesit kanë pyetur 2,400 kanadezë rreth herës së fundit që kanë bërë seks.

Nga gratë të cilat ishin përqafuar për 6 deri në 10 minuta pas seksi, 71 për qind prej tyre e kishin vlerësuar përvojën e përgjithshme si “shumë të kënaqshme”, krahas 41 për qind të grave që ishin përqafuar më pak minuta.


Në fakt, intimiteti pas seksit është i rëndësishëm për kënaqësinë e grave po aq shumë sa paraloja, thotë autorja e këtij studimi Robin Milhausen, profesoreshë e seksualitetit njerëzor në Universitetin Guelph, transmeton Telegrafi.

Kjo mund të jetë për shkak se trupat e grave dhe të meshkujve janë të zhytur me oksitoksinë pas seksit, duke i bërë ata të kërkojnë më shumë prekje apo dashuri.

Plus, gratë shpeshherë ndjehen të gatshme edhe pas seksit, thotë ajo.

Shpenzimi i disa minutave ekstra duke u kujdesur për të në shtrat e siguron atë që brengoseni për të.

“Është ndër gjërat më të lehta që mund ta bëni për ta përmirësuar lidhjen. Është shumë e rëndësishme, por shpeshherë meshkujt e shmangin këtë.”

Prandaj, herën tjetër që bëni seks, mbajeni partnerin afër dhe për gjashtë minuta luani me flokët e saj, bëjini masazh në shpinë, putheni në faqe apo ballë dhe tregoni çfarë ndjenje e mirë është të jeni pranë saj.

Çfarë përfitoni nga kjo? Sipas anketimit, përqafimi apo prekja edhe pas seksit kishte ndihmuar në ngritjen e kënaqësisë edhe tek meshkujt.

Dhe, përderisa përqafimi e bën partneren të ndjehet e lumtur me lidhjen, mundësitë janë të mëdha që së shpejti do të kërkojë prapë seks. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Largoni njollat e yndyrës në mure me këto produkte shtëpiake

Largoni njollat e yndyrës në mure me këto produkte shtëpiake

A e dini se...
Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Çfarë të vizitosh
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët

Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Dashit do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Dashit do të pendohej nëse do të ndahej

Kalo në kategori