Site icon Telegrafi

Meshkuj, kur i fusni duart në brekë dhjetë herë në ditë, veproni kështu!

Hulumtimi në të cilin kanë marrë pjesë 2000 njerëz ka zbuluar që meshkujt ndonjëherë i fusin duart te testiset kur janë nervoz, mirëpo edhe që herë pas herë “t’i lëvizin” derisa qëndrojnë ulur pranë tavolinës

Një e katërta e të intervistuarve ka pranuar që i prekin së paku dhjetë herë në ditë, ndërkaq një për qind e tyre këtë veprim e bën së paku 50 herë në 24 orë.

Me hulumtim është theksuar edhe që meshkujt nuk e kuptojnë seriozisht kancerin e testiseve, sepse 62 për qind e tyre thonë që gjatë dhjetë vjetëve të fundit nuk kanë shkuar te mjeku për t’u kontrolluar, derisa 11 për qind pranon që kurrë nuk kanë bërë as vetëkontroll.

Shumica thonë që zonës intime i kushtojnë kujdes më shumë vetëm nëse ndodh që të përjetojnë ndonjë lëndim, transmeton Telegrafi.

Kanceri i testiseve është një ndër format më të shpeshta të kancerit te meshkujt e rinj, mirëpo nëse zbulohet me kohë, janë shanset të mëdha për shërim.

“Është shumë për t’u brengosur që vetëm shtatë për qind e meshkujve bisedon me miqtë e tyre për kontrollin e testiseve, ndërsa vetëm një e treta në dhjetë vjetët e fundit kanë shkuar për t’u kontrolluar”, ka thënë Dr. Jeff Coster, i cili ka bërë hulumtimin.

Si ta bëni vetëkontrollin e testiseve?

Në vend që vetëm t’i prekni, kontrolloni në mënyrë të drejtë – mjafton një herë në muaj dhe për këtë nuk ju nevojitet shumë kohë.

Shtypni butë testisin me gishta dhe “rrotullojeni” midis gishtave, në mënyrë që të mësoni se çfarë është normale në rastin tuaj.

Njësoj përsëriten edhe me testisin tjetër dhe nëse vëreni çfarëdo ndryshimi në madhësi dhe formë, xhungë e cila më herët nuk ka qenë aty, apo nëse ju dhembin testiset vetëm nga prekja, kërkoni ndihmën e mjekut. /Telegrafi/

Exit mobile version