Olivia Wilde ka treguar mbështetje të madhe për të dashurin e saj, Harry Styles.

Artisti i njohur u shfaq në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve, duke marrë kështu titullin e ‘performancës më të mirë pop’, shkruan Mirror.


36-vjeçarja ka dhënë mundësinë fansave që të shohin mesazhin që ajo i ka dërguar Styles.

0 Olivia Wilde

Wilde publikoi një imazh të Paul McCartney që ishte duke ngrënë një pjesë shalqi, që përshkruan titullin e këngës së ish-pjesëmarrësit të One Direction.

Përpos kësaj, bukuroshja brune zgjodhi që të mos shkruaj asnjë mbishkrim, ndërsa fansat e nënkuptuan menjëherë.

0 The 63rd Annual Grammy Awards

Harry përndryshe javën që lamë pas udhëtoi për në Los Angeles, kurse Olivia qëndroi me dy fëmijët në Londër. /Telegrafi/

0 The 92nd Academy Awards Vanity Fair Party Los Angeles