Në vendkalimet kufitare Shqipëri-Kosovë, në tre muajt e verës 2016, qershor, korrik e gusht, kishte më shumë se tre milionë e 90 mijë (gjithsej 3.092.099) hyrje-dalje të personave – 9,9 për qind më shumë krahasuar me verën 2015, kur kishte 2.813.550 hyrje-dalje.
Gjatë gushtit 2016 kishte më shumë se 1.4 milion (gjithsej 1.413.171) hyrje-dalje të personave, 10 për qind më shumë në krahasim me gushtin 2015, kur kishte 1.273.843 hyrje-dalje.
Statistikat i bëri të ditura të premten zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Po sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në vendkalimet kufitare Shqipëri-Kosovë korriku i vitit 2016 shënoi më shumë se 1 milion e 164 mijë (gjithsej 1.164.105) hyrje-dalje të personave, 12 për qind më shumë në krahasim me korrikun 2015, kur kishte 1.033.148 hyrje-dalje. Ndërsa qershori i vitit 2016 shënoi më shumë se gjysmë milioni (gjithsej 507.886) hyrje-dalje të personave, 1,52 për qind më shumë në krahasim me qershorin 2015, kur kishte 500.288 hyrje-dalje.
Në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri, gjatë gjithë vitit 2015 kishte rritje të fluksit të njerëzve në hyrje-dalje gjithësej 26,75 për qind në krahasim me vitin 2014. Ishin gjithsej 5.412.238 hyrje-dalje të personave.
Kurse gjatë gjithë vitit 2014 kishte rritje të fluksit të njerëzve për 19,312 për qind krahasuar me 2013-n.
Në këtë verë të 2016-s, më 7 korrik në kufirin Shqipëri-Kosovë u nënshkruan procedurat e përbashkëta të kontrollit kufitar në pikëkalimin kryesor nëpër autostradë Morinë-Vërmicë, në territoret respektive. Nënshkrimi u bë në anën kosovare, Vërmicë, nga dy drejtorët e përgjithshëm të policive, i Shqipërisë Haki Çako dhe i Kosovës, Shpend Maxhuni.
M 29 qershor, qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për pikë të përbashkët të kontrollit kufitar me Republikën e Shqipërisë, në sezonin veror. Më 1 korrik, ka nisur organizimi i shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror, deri më 31 gusht, sipas memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar nga drejtorët e përgjithshëm të policive të Shqipërisë e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar