Një nga fytyrat më të njohura të markës së Victoria's Secret, Adriana Lima është përshëndetur me publikun që e ka duartrokitur ndër vite nëpër sfilatat e modës.

Mbrëmë në qytetin amerikan të New Yorkut është mbajtur ngjarja kryesore e modës për këtë vit, ku modelja braziliane ka ecur për herë të fundit në pistat e modave.


Kjo ishte shfaqja e njëzet rresht dhe ajo e kishte të vështirë të tregonte se po i fund karrierës prej modeleje në moshën 37-vjeçare.

"E dashur Victoria, faleminderit që më tregove botën, duke ndarë sekretet e mia dhe më e rëndësishmja, nuk më ke dhënë vetëm krahë, por më mësove të fluturoja", shkroi Adriana.

Theksojmë se kohët e fundit tashmë ish-modelja ka qenë temë e mediave rozë në saje të lidhjen me shkrimtarin turk, Metin Hara.

GettyImages 1059219384 Candice Swanepoel, Behati Prinsloo, Rita Ora dhe Adriana Lima (Getty Images)

Ky i fundit ishte i angazhuar në disa projekte të ndryshme të letërsisë dhe nuk ka pasur kohë që të vjen ta përcjell të dashurën.

Lima ka qenë fytyrë  e shumë markave botërore gjersa nuk ka ngurruar të merr poza edhe në krah të bukuroshes shqiptare, Rita Orës.

Ndryshe, pos kësaj të fundit, pjesë e ngjarjes me performancën e saj ishte edhe Bebe Rexha, e cila ka kënduar disa prej hiteve. /Telegrafi/

Adriana Lima 2 Adriana Lima (Getty Images)

Adriana Lima Adriana Lima (Getty Images)

Adriana Lima 3 Adriana Lima (Getty Images)

Adriana Lima 4 Adriana Lima (Getty Images)

Adriana Lima 5 Adriana Lima (Getty Images)

Adriana Lima 6 Adriana Lima (Getty Images)