Mes dramës në familjen Beckham, dalin detajet e marrëveshjes paramartesore të Brooklyn dhe Nicola Peltz

Mes dramës në familjen Beckham, Brooklyn thuhet se ka nënshkruar një marrëveshje paramartesore para dasmës së tij me Nicola Peltz në vitin 2022, që do të thotë se ai nuk ka të drejtë për asnjë dollar nga pasuria e familjes së saj nëse ata divorcohen.
Djali më i madh i superyllit të futbollit David Beckham dhe ish-anëtares së "Spice Girl”, Victoria, kohët e fundit postoi një deklaratë në Instagram në lidhje me marrëdhënien e tij me prindërit.
Ai i akuzoi ata se donin të shkatërronin marrëdhënien e tij me gruan e tij, Nicola, dhe se ishin më të interesuar për imazhin e tyre sesa për çdo gjë tjetër.

Në mes të kësaj drame, raportohet se çifti nënshkroi një marrëveshje paramartesore.
Sipas Daily Mail, të dy nënshkruan një kontratë tepër kufizuese që thotë se nëse çifti divorcohet, Brooklyn do të humbasë të gjitha të drejtat mbi asetet e familjes së pasur Peltz - përfshirë një shtëpi prej 16 milionë dollarësh në Beverly Hills të kontrolluar nga Fondacioni Peltz.
Gjithashtu thuhet se kjo marrëveshje do të thotë që Brooklyn nuk ka të drejtë mbi pronën e Nicole apo ndonjë përfitim tjetër financiar nga ajo dhe familja e saj.
Sipas burimeve pranë familjes, David dhe Victoria Beckham kanë frikë se një marrëveshje e tillë mund të ndikojë në pavarësinë e Brooklyn në planin afatgjatë, si privatisht ashtu edhe profesionalisht, dhe se ai mund ta gjejë veten në hijen e familjes jashtëzakonisht të fuqishme dhe të pasur Peltz.
Megjithatë, Brooklyn nuk duket se është shumë i shqetësuar, pasi ka deklaruar se nuk ka ndërmend të pajtohet ndonjëherë me familjen e tij dhe ka kritikuar "postimet e tyre në rrjetet sociale". /Telegrafi/






























































