Avni Shkodra është një aktor i njohur kosovar, i cili ka arritur të krijojë një profil të rëndësishëm duke spikatur me mënyrën se si arrin të balancojë dramën dhe komedinë.
Është i njohur për aftësitë e tij në interpretimin e personazheve të ndryshme, duke shfaqur një gamë të gjerë emocionesh dhe stilesh.
Ka një karrierë të pasur dhe të larmishme në Teatrin e Gjilanit, ku ka interpretuar një sërë rolesh që variojnë nga dramat e thella dhe emocionale deri te komeditë e lehta dhe argëtuese.
Ai për Telegrafin shpalos aktivitetet e tija dhe të institucioneve kulturore në të cilat bënë pjesë.
‘’Teatri i Gjilanit aktualisht ka program për krejt gjeneratat. I prodhojmë tre deri në katër premiera brenda vitit. Mandej ofrojmë edhe shfaqje për fëmijë – ku nga këto premiera, njëra prej tyre është për fëmijë. Ndërsa te programi për adoleshentë e kemi Festivalin e Teatrove të Shkollave të Mesme. Shtylla e katërt është promovimi i Dramës Shqipe, përmes Talias së Flakës, në kuadër të manifestimit FLAKA E JANARIT. Së fundmi, teatri jonë e ka fitu çmimin kryesor me shfaqjen ‘a.y.l.a.n.’ në festivalin ndërkombëtar ‘Kontrapunkt’ në Szczecin të Polonisë”.
Avni Shkodra gjithashtu ka kontribuar në iniciativa të ndryshme kulturore, duke bashkë-themeluar organizatën ‘’Varg e Vi’’.
‘’Ideja fillestare ka qenë me e kriju një organizatë që bënë art pa u kufizu në hapësirë, medium artistik dhe në temë. Kemi qejf që aktivitetet me qenë mobile dhe risi nga njëra-tjetra, si për shembull: në Spitalin Rajonal të Gjilanit, fshatin Stanishor, Kalajën e Pogragjës, Pazarin e Gjilanit, shfaqje teatrore në ambient të hapur në Basel të Zvicrës, etj. Aktualisht jemi duke u përgatit për një projekt të cilin e kemi më 12 tetor në Stokholm të Suedisë, përkrahur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku do prezantohemi me Stand Up Comedy, ekspozitë të fotografive, pikturave dhe promovim me shpërndarje të librit”, u shpreh ai.
Përveç angazhimit të tij në skenë si aktor, pasion ka dhe shkrimin e dramave, duke zgjeruar ndikimin e tij në artin shqiptar.
‘’Pos veprimtarisë sime si aktor, pasion e kam dhe shkrimin e dramave. Deri tani i kam shkruar disa drama, ku dy prej tyre janë inskenu ‘I vetëm në banesë’, është inskenuar prej Teatrit të Gjilanit – shfaqje e cila është njëra prej më të reprizuarave në historinë e pasluftës. Tash e kemi shfaqjen ‘E vërteta’, e cila e ka kaluar me repriza shfaqjen paraprake…”, tha ai.
Në ‘’Stand Up Comedy’’, aktori Shkodra përdor humorin për të sjellë lehtësim dhe kënaqësi, duke krijuar situata që bëjnë të qeshin publikun.
‘’Me stand-up komedi kom fillu me u marrë prej vitit 2011, ku kam performu thuajse në krejt komunat e Kosovës, shumicën e qyteteve kryesore në Maqedoni, në disa prezantime edhe në Shqipëri e Luginë të Preshevës. Ka dy vite që Ministria e Kulturës dhe ajo e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ndajnë fonde për prezantim të teatrit dhe të kulturës jashtë Kosovës.
Vitin e kaluar dhe para dy vitesh, isha në Stamboll dhe në Cyrih me stand-up komedi. Kurse këtë vit do jem prezent më 12 tetor në Stokholm, më 19 tetor në Cyrih – ku do paraqitem me tekst premierë. Stand Up Festivali në Cyrih ka dy vite që mbahet, ky do jetë edicioni i tretë. Ndërsa me 30 nëntor jam me Stand Up komedi në Këln të Gjermanisë”.
Shkodra është një shembull i një aktori që ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme duke u përkushtuar ndaj pasionit të tij për aktrimin dhe artin. /EnisRushiti/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Deni dhe Deti i Thellë i Kaltërt” – Një rrëfim i fuqishëm në skenën e Teatrit të Gjilanit

Policia e Gjilanit shqipton 1935 gjoba për një javë – apelon për kujdes në trafik

Hyseni: Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve – projekti pritet të përfundojë brenda disa muajsh

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Gjesti vazhdon ngacmimet ndaj Vserlos, kësaj radhe ia fut kokën në thes

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës