“Merre ose lëre”, Brazili ia cakton afatin e fundit kohor Ancelottit për ta marrë vendimin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, nuk është i pasigurt vetëm për të ardhmen e tij shkaku i rezultateve, italiani ka po ashtu një destinacion të mundshëm për të cilin duhet të vendosë nëse do të shkojë apo jo.
Këtë javë, pozita e Ancelottit është përshkruar se po mbahet për ‘fije të perit’ pas humbjes së pësuar ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve.
Sipas raportimeve nga Spanja fati i tij do të caktohet përfundimisht nga ajo se a do arrijnë ‘Los Blancos’ të përmbysin gjithçka apo jo.
Real Madridi po planifikon që ta emërojë Xabi Alonson në stol në vend të tij në rast se nuk arrin sukses në dy muajt e fundit të sezonit.
Një detaj interesant është edhe afati kohor të cilin Brazili ia ka caktuar trajnerit italian.
E përditshmja katalanase Sport ka raportuar se Federata e Futbollit e Brazilit (CBF) i ka dhënë atij një datë përfundimtare në të cilën ai duhet t’i informojë ata për vendimin e tij: finalja e Ligës së Kampionëve.
Pa marrë parasysh nëse Real Madridi është pjesë e saj apo jo, CBF janë të etur për ta dëgjuar përgjigjen e tij më 31 maj, për t’u siguruar nëse ai mund të marrë drejtimin e tyre për kualifikimet e Amerikës së Jugut në qershor, ku Brazili do të përballet me Ekuadorin dhe Paraguain.
Vlen gjithashtu të theksohet se paga e ofruar do të ishte shumë herë më e madhe nga ajo që ai përfiton aktualisht tek Real Madridi.
Ancelotti së fundmi kishte thënë para gazetarëve se ai nuk është konaktuar nga Federata e Brazilit, por Sport ka shpjeguar se oferta e tyre është bërë përmes djalit të tij dhe asistentit, Davide Ancelotti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Interi dëshiron të bëjë një nënshkrim që do të shkatërronte rivalin e tyre më të madh

“Ju lutem mos e bëni këtë, e humba betejën”, ylli i Barcelonës flet për varësinë e tij

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Barcelona përballet me mosmarrëveshje në bisedimet e kontratës me lojtarin kryesor të ekipit

Real Madridi me ofertë të për Enzo Fernandez, përfshin edhe një yll

Ancelotti bën parashikimin për finalen e Kupës së Mbretit përballë Barcelonës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit