LAJMI I FUNDIT:

Merkel lexoi intervistën për Playboy, gjatë përgatitjeve për takimin me Donald Trump!

Merkel lexoi intervistën për Playboy, gjatë përgatitjeve për takimin me Donald Trump!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kishte lexuar një intervistë të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump, për Playboy në përgatitje për takimin e saj të parë zyrtar me Presidentin amerikan, kanë thënë zyrtarët gjermanë, shkruan Independent, përcjell Telegrafi.

Takimi i parë sy më sy ndërmjet dy liderëve, i mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, javën e kaluar thuhet se kishte për qëllim për të përcaktuar aleancën transatlantike në mes të Gjermanisë dhe Amerikës.

Çfarë mediat kanë shkruar shumë rreth këtij takimi ka qenë edhe refuzimi që ka bërë presidenti amerikan, Donald Trump, për t’i shtrënguar dorën kancelares Merkel.


Por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, ka thënë se Trump nuk e ka dëgjuar kërkesën e udhëheqëses gjermane për një shtrëngim duarsh.

Gjithashtu, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët gjermanë thuhet t’i kenë thënë Reuters përpara vizitës, se zonja Merkel ishte përgatitur gjerësisht për takimin me Trump.

Kancelarja është thënë se ka shikuar fjalimet e tij dhe intervistat e dhëna nga ai, duke përfshirë edhe një të tillë të vitit 1990 për një revistë Playboy, në të cilën Trump thuhet se ka përmendur një numër të ideve të diskutueshme që ai është duke u përpjekur për t’i zbatuar tani që ai është në zyrë.

Përveç intervistat e mëparshme, ekipi i zonjës Merkel gjithashtu ka analizuar ndërveprimet e Presidentit me udhëheqës të tjerë të tillë si atë me kryeministren britanike, Theresa May, kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, si dhe kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Amerika
Dy eurodeputete zbarkojnë në Izrael, iu ndalohet hyrja nga autoritetet e atjeshme

Dy eurodeputete zbarkojnë në Izrael, iu ndalohet hyrja nga autoritetet e atjeshme

Azia
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori