Cluj po kërkon fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, ku në play off po përballet me klubin qipriot Paphos. Pjesa e parë u mbyll me epërsin e Cluj me rezultat 1-0 dhe golin e vetëm e shënoi Meriton Korenica. Mesfushori sulmues mori një top nga e majta, dribloi bukur dy kundërshtarë dhe me një gjuajtje perfekte nga 20 metra shënoi për 1-0. Ishte minuta e 17-të kur Korenica shënoi këtë gol që i dha avantazhit Clujit. 

Armend Thaqi dhe Arlind Ajeti nuk janë pjesë e ekipit në këtë ndeshje. Cluj po luan me një lojtar më pak pasi që Ciprian Deac u ndëshkua me karton të kuq. /Telegrafi/  

telegrafi sport app