Meridian Express është njëra ndër kompanitë e cila më së shumti ka kontribuar në projekte të ndryshme për përmirësimi e kushteve për fëmijët në institucione të ndryshme publike që i shërbejnë komunitetit lokal apo qendror.
Të premten Meridian Express ka dhënë donacion për pajisjen e dhjetë sallave të institucionit parashkollor “Yllkat” në Prishtinë, me tepihë, për përmirësimin e ambientit në të cilin jepet kujdes për fëmijët.
Rifadje Sopi drejtoreshë e institucionit parashkollor “Yllkat”, ka thënë se ndihma nga Meridian Express do t’ua lehtësojnë punë atyre, si dhe do të përmirësoj ambientet në të cilat qëndrojnë fëmijët. “E falënderojmë Meridian Express, për përkrahjen sepse kjo na lehtëson punën shumë si dhe përmirëson kushtet për fëmijët të cilët qëndrojnë në institucionin parashkollor gjatë tërë ditës. Tash me këta mbështetje, ambienti është më i pastër pasi që është bërë edhe gëlqerosja mureve”, tha ajo.
Sipas Sopit, ky institucion parashkollor është ndihmuar edhe nga Komuna e Prishtinës me inventar.
Ndërkaq Yllka Mustafa Vejsa, menaxhere e marketingut në Meridian Express ka thënë se kjo nuk do të jetë ndihma e fundit e përkrahjes për institucionet parashkollore. “Pas kërkesës së drejtoreshës për pajisjen e sallave me tepihë ne kemi vendosur që të financojmë këtë projekt, pasi që është parë si gjë më e nevojshme”, tha ajo
Mustafa Vejsa ka thënë se ky nuk do të jetë projekti i fundit ku përkrahën fëmijët. Ajo ka treguar se në disa projekte kanë përkrahur edhe kërkesa tjera të cilat kanë ndikuar dhe përmirësuar mirëqenien e fëmijëve.
Ndihma e Meridian Express për pajisjen e sallave me tepihë e kanë mirëpritur edhe prindërit.
Ukë Veselaj, kryetar i Këshillit të Prindërve ka thanë se janë të kënaqur me kushtet që janë në këtë çerdhe. “Pajisja e dhomave me tepihë të rinj do të ndikojë në përmirësimin e kushteve për fëmijët e çerdhes. Investimet e tilla janë të mirëseardhura sepse kontribuojnë në rritjen e standardit të jetës për fëmijët të cilët janë në këtë çerdhe”, tha ai.
Ndryshe, fëmijët e çerdhes “Yllkat” për të falënderuar Meridian Express për përkrahjen kanë organizuar një program me këngë dhe vjersha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës