Rrjeti i marketeve të shitjeve me pakicë Meridian Express, ka dëshmuar anën e përgjegjësisë sociale ndaj komunitetit ku vepron, duke ndihmuar njerëzit në nevojë. Kjo kompani për më shumë se një dekadë në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, në muajin e shenjtë të Ramazanit, ka organizuar fushatën për mbledhje të fondeve për fëmijët e SOS Fshatit të quajtur “Barazo Faturën”. Gjatë kësaj fushate, klientët e Meridian Express-it kanë mundësi që gjatë blerjeve që bëjnë në rrjetet e marketeve “Meridian Express” të barazojnë faturën e tyre dhe shuma e mbetur dhurohet për SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.
Kjo fushatë tashmë është tradicionale edhe organizohet për vitin e 11-të radhazi. Albana Zogu Morina, përgjegjëse për mbledhje të fondeve në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë thekson se kjo iniciativë tashmë është bërë pjesë e kulturës së qytetarëve. “ Është një iniciativë unike e cila përveç promovimit të përgjegjësisë sociale nga korporatat, po ashtu vendos edhe themelet e një kulture të përkrahjes dhe mbështetjes nga qytetarët për grupet në nevojë”, thotë Zogu-Morina. Për më tepër, sipas saj, qytetarët janë mësuar me këtë fushatë dhe zakonisht kontaktojnë SOS Fshatrat për të pyetur se a ka filluar fushata, sepse, siç thotë ajo, kjo fushatë është bërë pjesë e një tradite të pashkruar të klientëve të Meridian Express-it.
Përderisa, Drejtori i Përgjithshëm i Meridian Express, Agon Gashi, nënvizon se është politikë e kompanisë që të rikthejë në komunitet dhe të përkrah sidomos grupet në nevojë. Duke falënderuar gjithë konsumatorët për mbështetje ndër të tjera Gashi theksoi që “Kjo fushatë tradicionale është vetëm një pjesë e asaj që Meridian Express ofron për komunitetin. Ne besojmë që suksesi i një kompanie varet nga sa e mbështet komunitetin ku vepron”.
Duke barazuar faturën tuaj, ju mund të kontribuoni në ëndrrat e 37 fëmijëve në SOS Fshat dhe ëndrrat e mbi 600 fëmijëve në rrezik të braktisjes të cilët përkrahen nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. Donacioni juaj mund të ndihmojë Kosovën të ketë një mjek më shumë, një inxhinier më shumë, një shkencëtar ose një sportist më shumë. Kontributi juaj, sado i vogël qoftë, mund të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në jetën e fëmijëve pa përkujdes prindëror dhe në rrezik të braktisjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit