LAJMI I FUNDIT:

Mërgim Lushtaku: Kam arritur të marrë mbi 20 mijë vota, faleminderit për mbështetjen!

Mërgim Lushtaku: Kam arritur të marrë mbi 20 mijë vota, faleminderit për mbështetjen!

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka thënë se në zgjedhjet e 11 qershorit ka arritur të marrë mbi 20 mijë vota.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Lushtaku përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar “Besimin që ma keni dhënë përmes votës, të dashur e shumë të respektuar qytetarë anekënd Kosovës, e konsideroj si mision të shenjtë dhe kam shpresë që s’do t’u zhgënjej”

Postimi i plotë:


Të nderuara motra dhe vëllezër, votues, të respektuar dashamirë e përkrahës,

Nga të dhënat prej terrenit, kam marrë konfirmimin se qytetarët e Kosovës ma kanë besuar votën e cila e kalon numrin e 20 mijëve.

Faleminderit për mbështetjen tuaj që të gjithëve! Faleminderit vendlindja ime, Skenderaj, që më keni dhënë nëntë mijë vota, diku 45% të votave të përgjithshme. Faleminderit qendrave tjera të Kosovës, Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Drenas,Gjilan, Vushtrri dhe të gjithave qyteteve tjera të Kosovës, për pjesën tjetër të votave që kalojnë shifrën e 11 mijëve apo mbi 55% të numrit të përgjithshëm të votave që m’i keni besuar.

Ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim personal, të familjes dhe të rrethit tim të ngushtë për përkrahjen që më keni dhënë.

Suksesi dhe fitorja ime është sukses dhe fitore edhe e juaja! Besimin të cilin më keni dhënë, me tërë qenien dhe mendjen time do të mundohem ta dërgoj në vendin e duhur, duke e kryer detyrën e deputetit me nder, përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe njëherësh duke u bërë zëri përfaqësues i interesave të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Besimin që ma keni dhënë përmes votës, të dashur e shumë të respektuar qytetarë anekënd Kosovës, e konsideroj si mision të shenjtë dhe kam shpresë që s’do t’u zhgënjej. Nuk do të kisha fytyrë t’u dilja më para nëse do ta bëj një gjë të tillë.

Uroj dhe shpresoj që Kosova sa më shpejtë të themelojë institucionet e reja pas zgjedhjeve fer dhe demokratike që u mbajtën, ku Sovrani e tha fjalën e tij, duke nxjerrë koalicionin PAN të parin në renditje, me përqindjen më të lartë, kësisoj duke i dhënë të drejtën kushtetuese e ligjore për mandatar të themelimit të institucioneve.

Është në interesin e shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve që mos të krijohen vonesa, për shkak të proceseve të rëndësishme të cilat e presin Kosovën. Është në detyrën tonë si deputetë që kemi marrë besimin e qytetarëve nëpërmjet votës, mos t’i dëshpërojmë edhe më tej.

Pa e zgjatur, të respektuar votues, faleminderit përzemërsisht!

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj të mrekullueshëm !

Me respekt,

Mergim Lushtaku

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori