LAJMI I FUNDIT:

Mercedes mundëson të luhet video-lojë në veturë, duke shfrytëzuar timonin dhe pedalet (Video)

Mercedes mundëson të luhet video-lojë në veturë, duke shfrytëzuar timonin dhe pedalet (Video)

Duket se njerëzit nuk rriten kurrë, vetëm se i përshtatin lodrat varësisht nga koha

Me avancimin e teknologjisë automobilistike, vetura mund të përdoret si një kënd lojërash për të rritur, tarnsmeton Telegrafi.

Ekrani i pjesës së përparme të Mercedes CLA 2020, është i lidhur me sistemin MBUX, duke ua mundësuar shfrytëzuesve, të luajnë video-lojë brenda. Garat me makina, realizohen duke shfrytëzuar timonin, si dhe pedalet për gaz dhe frenim.


Që loja të jetë sa më energjike, ventilatorët nxjerrin ajër kur shpejtësia është e lartë, ndërsa rripi i sigurisë ngushtohet kur të ndodhë ndonjë përplasje.

Megjithatë, gjithçka mund të realizohet kur vetura është e parkuar dhe jo në lëvizje, teksa sistemi ende nuk është në dispozicion. /Telegrafi/