LAJMI I FUNDIT:

Mercedes ka filluar ta testojë në mot të ftohtë makinën e dytë që mbushet me rrymë

Mercedes ka filluar ta testojë në mot të ftohtë makinën e dytë që mbushet me rrymë

Kjo makinë, është parë teksa lëvizte nëpër rrugë me borë

Deri më tani, Mercedes e ka në treg një makinën që në tërësi mbushet me rrymë, që është EQC SUV, transmeton Telegrafi.

Por, kjo do të ndryshojë së shpejti, pasi ky prodhues gjerman është duke punuar në një tjetër makinë elektrike, që do të rivalizojë me Volkswagen ID.


Tashmë dihet se modeli EQE është në përpunim e sipër, ndërsa duket se gjithçka është gati, pasi Mercedes ka filluar ta testojë në mot të ftohtë.

Makina e dytë që mbushet me rrymë nga Mercedes, është parë nga afër dhe në të gjitha këndet, por se shtresat e kamuflazhit ia mbulojnë t’i shihen linjat që i ka.

Raportohet se ky Mercedes 469 kuaj fuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 4.5 sekonda, si dhe autonomi deri në 700 kilometra. /Telegrafi/