LAJMI I FUNDIT:

Mercedes A-Class me katër dyer, pak ditë para prezantimit zyrtar (Foto)

Mercedes A-Class me katër dyer, pak ditë para prezantimit zyrtar (Foto)

Modeli i parë A-Class që ka katër dyer, prezantohet zyrtarisht gjatë këtyre ditëve

Beijing Auto Show fillon në fund të javës dhe prodhues nga tërë bota kanë bërë përgatitjet e duhura, që të prezantohen sa më mirë për tregun e madh kinez, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, Mercedes kishte konfirmuar pjesëmarrjen dhe shfaqjen e një Sedani nga A-Class dhe spiunët e automobilave ishin të shpejtë, që ta tregojnë para prezantimit.


E tëra filloi kur disa punonjës, “harruan ta mbulojnë panelin e madh, që duhet të vendoset në njërën nga sallat e panairit”.

Nëse shikoni në hapësirën e targave, shihet shënimi ‘A Class L Sport Sedan’ që na lë të kuptojmë se kemi të bëjmë me një karavan sportiv, që ka hapësirë më të madhe për këmbë dhe ofron më shumë rehati.

I ka të njëjtat drita dhe grillin gjigant, por versioni me katër dyer ka bërë që eksterieri të ngjajë sikur AMG me tavan të pjerrët.

Makina e punuar që të ketë aerodinamikë të lartë, ndërsa trup me shumë pak peshë pritet që të lëvizë me 224 kuajfuqi. /Telegrafi/