Kompania M&D ka punuar një dizajn ekskluziv për modelin CLS 500.

Siç shihet në fotografi, kjo makinë nga Mercedes-Benz, duket shumë më e ashpër dhe agresive, se sa modelet e mëparshme CLS dhe C128.


Ndryshimi bazë është ngjyra e zezë që e mbulon gati tërë hapësirat e këtij automobili sportiv, transmeton Telegrafi.

Në pjesën e përparme, është vendosur një kapak më i fryrë, në të cilin janë dy vrima të mëdha, për të rritur aerodinamiken.

Grilli është më i ngushtë, kurse dritat janë më të gjëra dhe të vendosura në pozitë më të ulët.

Pjesët anësore, dyert dhe pjesa e pasm, po ashtu janë ndryshuar, pasi janë bërë disa fryrje që ia kanë theksuar linjat. /Telegrafi/

Mercedes Benz CLS 500 me dizajn nga MD foto 2

Mercedes Benz CLS 500 me dizajn nga MD foto 3

Mercedes Benz CLS 500 me dizajn nga MD foto 4

Mercedes Benz CLS 500 me dizajn nga MD foto 5