Mercedes-AMG ka prezantuar njësitë më të reja nga historia e elektrifikimit të plotë, që fshihen pas “mbishkrimit” EQE 53 dhe EQE 43, kurse në Affalterbach janë munduar që edhe modelet e “qeta” të Mercedesit – pra ato modele elektrike të kenë “mbishkrimin AMG – duke sjellë me vete potencial dhe dinamikë më të madhe.

Dyshja elektrike nga AMG janë të pajisur me dy elektromotorë, që në variantin më të fuqishëm – pra EQE 53 prodhon 687 kuaj-fuqi, që mjaftojnë që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 3,3 sekonda, e shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 240 km/h, transmeton Telegrafi.


Aty është edhe EQE 35 që ka 625 kuaj-fuqi dhe që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 3,5 sekonda e shpejtësinë maksimale e ka 220. Këtyre motorëve “jetën ua garanton” bateria me kapacitet 90,6 kWh sipas normave WLTP, mjaftueshëm që me një mbushje të përshkojnë 518 kilometra.

Njësitë e para të veturave elektrike të Mercedes-AMG pritet të dalin në treg kah mesi i këtij viti, ndërsa për çmimin akoma nuk dihet asgjë. /Telegrafi/

1 173

2 53

3 36

4 30

5 21

6 15

7 9

8 9

9 9

10 6

11 11

12 6

13 5

14 5

15 4

16 4

17 3

18 2

19 2

20 2

21 1

22 2

23 1