LAJMI I FUNDIT:

MEPSO nuk ka marrë njoftim për rritjen e rrymës në Maqedoninë e Veriut

MEPSO nuk ka marrë njoftim për rritjen e rrymës në Maqedoninë e Veriut

MEPSO ende nuk ka marrë njoftim zyrtar për rritjen e çmimit të rrymës nga janari nga Komisioni Rregullator, deklaroi drejtori i Sh.A. MEPSO, Orhan Mutrezani.

“Pasi të marrim një njoftim zyrtar se do të ndryshojë çmimi, MEPSO do t’i bëjë të gjitha llogaritjet dhe ato do t’i dorëzohen Komisionit Rregullativ me kohë. Nëse llogaritjet tregojnë se duhet të rritet tarifa e transmisionit të MEPSO-s, sigurisht që do ta kërkojmë rritje” – tha Orhan Murtezani.

Ende po bëhen kalkulime për çmimin e rrymës nga 1 janari, nëse ka mundësi të jetë më i lirë, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski.


“Çmimi i ofruar nuk do të jetë goditje për qytetarët. Çmimi përfundimtar, i cili përbëhet nga tre parametra të çmimeve që përcaktohen përfundimisht nga Komisioni Rregullator i Energjisë, siguron që qytetarët të mos goditen me çmimin e ri, sipas përllogaritjeve fillestare, madje mundësohet ulja e çmimit të rrymës për konsumatorët e vegjël, përkatësisht kompanitë që punësojnë 98 për qind të të punësuarve në shtet” – tha Dimitar Kovaçevski.

Për të shmangur goditjen e çmimeve, si më parë, Kovaçevski thotë se shteti ka burime të caktuara financiare në buxhet, si për vitin 2022 ashtu edhe për vitin 2023.

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori