Mënyrat më të mira dhe më të këqija për të veshur getet
Një mënyrë e shohim gjithnjë e më shpesh
Ka shumë opsione të ndryshme stili me getet moderne, të përhershme dhe ajo më e rëndësishmja - të ngrohta.
Një nga mënyrat më moderne për t'i stilizuar dhe për të bërë një stil interesant dimëror është t'i kombinoni me pantallona të shkurtra, natyrisht më të trasha, transmeton Telegrafi.
Kohët e fundit me pantallona të shkurtra lëkure dhe me çizmet dhe këmishën e bardhë nuk ka vend për gabime. Mund t’i kombinoni edhe me një xhaketë sportive. Në rast se vendosni për gete me print, vishini me rroba të thjeshta.
▪ Rregulli i parë kryesor është që getet nuk duhet të vishen me këpucë të hapura. Getet shkojnë më së miri me çizme, mokasine apo këpucë të mbyllura, por jo me sandale.
▪ Një tjetër gabim në stil që duhet evituar është kombinimi i geteve apo modeleve shumëngjyrëshe me rroba që të bien në sy, psh., me ngjyra të ndezura. Këto gete duhet të kombinohen me veshje të thjeshta.
▪ Gjithashtu, gabimi që nuk duhet bërë është të vishni një gete rrjetë gjatë ditës, duhet t'i lini për zgjedhjet e mbrëmjes, ndërsa gjatë ditës të zgjidhni modelet e "errëta". /Telegrafi/






























