LAJMI I FUNDIT:

Mënyra e vetme se si duhet t’i shpërtheni aknet

Mënyra e vetme se si duhet t’i shpërtheni aknet

Zakonisht dermatologët nuk i këshillojë pacientët t’i “shpërthejnë” aknet, por, nëse patjetër duhet ta bëni këtë, atëherë duhet t’i ndiqni disa hapa.

Fillimisht duhet të pritni derisa në akne është formuar një pjesë e bardhë në maje – kjo është shenjë se qelbi infektiv është afër sipërfaqes, dhe kjo e bën të lehtë nxjerrjen jashtë, transmeton Telegrafi.

Pastaj, sterilizojeni një gjilpërë. Pasi ta sterilizoni, pastrojeni aknen dhe gjilpërën me alkool në mënyrë që t’i vrani bakteret në pjesën e jashtme që mund të futen nën lëkurë dhe ta keqësojnë infeksionin.


Kur t’i kryeni të gjitha këto procedura, është koha e shpërthimit – përdoreni gjilpërën për ta shpuar majën e aknes.

Vendosni copa pambuku afër bazës së aknes dhe ashtu shtrydheni për ta larguar qelbin nga lëkura.

Dermatologët këshillojnë që assesi të mos i përdorni duart për këtë proces sepse mund të barten shumë baktere në plagë dhe vetëm sa keqësohet infeksioni.

Në fund, pasi ta keni nxjerrë qelbin, trajtojeni plagën me acid salicilik ose peroksid benzoil . /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori