LAJMI I FUNDIT:

Mënyra më e sigurt si ta pastroni beben pa e larë

Mënyra më e sigurt si ta pastroni beben pa e larë

Pjesët e ndjeshme të trupit duhet t’ia lani çdo ditë, dhe kjo është mënyra

Larja e përditshme e bebeve të vogla nuk është e rekomandueshme, por higjiena e tyre themelore është e detyrueshme.

Prindërit shpesh kanë dilema si ta pastrojnë beben në mënyrën më të sigurt, pa një banjë të plotë.


Pediatrit kanë rekomanduar 5 hapa të sigurt që mund t’i aplikoni sa herë të dëshironi, por gjithashtu sigurohuni që fëmija të jetë i pastër, veçanërisht në zonën e ndjeshme, transmeton Telegrafi.

1. Ngrohni dhomën ku ndodhet foshnja, shtrijeni në shtrojën e zhveshjes dhe zhvishjani rrobat. Me një pjesë pambuku të pastër të njomur në ujë të ngrohtë pastrojani bebes sytë (nga këndi i brendshëm në drejtim të këndit të syrit).

2. Po në të njëjtën mënyrë pastroni edhe fytyrën dhe qafën e bebes, posaçërisht kushtoni kujdes rrudhave të lëkurës.

3. Pastaj lehtësisht fshijani pjesët pas veshëve. Më pas, me një pjesë tjetër të re pambuku pastrojani nënsqetullat, shuplakat dhe shputat (kushtoni kujdes pjesëve midis gishtave).

4. Hiqjani pelenën dhe fshijani prapanicën, ndërsa vajzave fshijani nga pjesa e përparme në drejtim të pjesës së pasme në mënyrë që të shmangni bartjen e baktereve nga prapanica në organin gjenital. Me një pjesë tjetër të re pambuku pastrojani rrudhat e kofshëve.

5. Thajeni lëkurën e bebes me peshqir, lyejani prapanicën pjesët e nënsqetullave dhe mjekrën me krem mbrojtës. Vini pelenat bebes dhe visheni me rroba të pastra.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Khloé nuk ua lejon fëmijëve të flenë jashtë shtëpisë – Arsyen do ta mirëkuptojë çdo prind!

Khloé nuk ua lejon fëmijëve të flenë jashtë shtëpisë – Arsyen do ta mirëkuptojë çdo prind!

Prindër dhe fëmijë
“Mapping powder”: Teknika e re e Kendall Jenner-it për konturimin delikat të fytyrës

“Mapping powder”: Teknika e re e Kendall Jenner-it për konturimin delikat të fytyrës

Grim
Pesë mënyra për të veshur një xhaketë këtë pranverë: Bëhuni personi më me stil në zyrë

Pesë mënyra për të veshur një xhaketë këtë pranverë: Bëhuni personi më me stil në zyrë

Keshilla Modë
Një truk i vogël me skuqjen do t'ju bëjë të dukeni vite më të reja: po bëhet gjithnjë e më popullor

Një truk i vogël me skuqjen do t'ju bëjë të dukeni vite më të reja: po bëhet gjithnjë e më popullor

Grim
Stilime që fshehin rrallimin: Modele elegante për flokë të hollë

Stilime që fshehin rrallimin: Modele elegante për flokë të hollë

Flokë dhe stil
Gjej buzëkuqin tënd: Harmonia mes ngjyrës së lëkurës dhe sezonit

Gjej buzëkuqin tënd: Harmonia mes ngjyrës së lëkurës dhe sezonit

Grim
Kalo në kategori